Bota

Solidariteti në NATO: Turqia pret që të njëjtën gjë të bëjnë edhe aleatët

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın), i është përgjigjur një mesazhi të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e paraqiti Turqinë si “modelin e solidaritetit në Aleancë” duke postuar në llogarinë e tij në «Twitter» fotografinë e aeroplanit të ushtrisë turke që transportoi për në Itali dhe Spanjë ndihma me materiale mjekësore.

“Turqia ka treguar solidaritet me aleatët e saj në kohë krizash dhe trazirash. Shpresojmë që të njëjtën gjë të bëjnë edhe aleatët tanë”, shkruan zëdhënësi në «Twitter».

Në një postim tjetër në rrjetet sociale, Kallën shkruan: «Ndodhemi në mes të një pikëkthesë historike; po përjetojmë një moment të ndryshimit të paradigmës. Kjo sprovë e vështirë ose do të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, ose do të na bëjë të huaj në një botë më të pasigurt dhe të delikate. E kemi ne në dorë të zgjedhim”.

Sekretari i Aleancës, Jens Stoltenberg fotografitë që kishte postuar në «Twitter» me avionin turk të ngarkuar me ndihma mjekësore i kishte shoqëruar me këtë mesazh: “Solidari i NATO-s në veprim: Turqia dërgon sot një aeroplan ngarkesash me pajisje mjekësore në Itali dhe Spanjë për të mbështetur luftën tonë të përbashkët kundër #COVID19. Krenar për të parë Aleatët e NATO-s që mbështesin njëri-tjetrin përmes qendrës sonë të lehtësimit të fatkeqësive. Bashkë jemi më të fortë”./trt

OPINIONE

INTERVISTA