Soreca: Katër kushte që Shqipëria të nisë takimet ndërqeveritare për negociatat

Shqipëria duhet të arrijë rezultate në reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, korrupsionin dhe krimin e organizuar, në mënyrë që më pas të nisë takimet ndërqeveritare për negociatat për anëtarësim në BE.

Pas qershorit Gjermania do të marrë Presidencën e BE-së. Ambasadori Luigi Soreca, sqaroi se në mënyrë që të thërritet konferenca e parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të përmbushë:

  1. Reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE
  2. Vazhdimin e reformës në drejtësi, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë
  3. Krijimin e organeve të specializuara anti-korrupsion, SPAK dhe BKH
  4. Fuqizimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Më 24 mars Ministrat e Jashtëm të BE-së, ranë dakord për të nisur procesin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë siç thekson Ambasadori Soreca, Shqipëria duhet të vijojë punën për të:

“[…] luftuar kundër azilit, ndryshuar ligjin për mediat, plotësuar kërkesat e Bundestagut gjerman, të drejtat e njeriut, pakicave”.

Procesi negociues pritet të zgjasë me vite, por për të nisur sa më parë konferencën ndërqeveritare do të duhet që të plotësohen katër kushtet e para./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne