Soreca: “Shmangni dhunën! Shprehini shqetësimet paqësisht!”

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, shkruan përmes një postimi në twitter, se është i trishtuar për ngjarjet e fundit që po ndodhin në vend. Ai shprehet se është e rëndësishme që kjo ngjarje të hetohet dhe të vendoset drejtësia, ndërsa vë theksin se dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.

“Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Ngushëllimet e mia për familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët”, shkruan Soreca.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne