Soros nuk ka nevojë për teori konspirative; e vërteta rreth tij mjafton

nga Jim Geraghty.

Që numërimit të klikimeve t’ja vlejë barra qiranë: duhet një thellim në ndarjen e fakteve nga trillimi kur bëhet fjalë për George Soros, dhe e vërteta rreth tij është dëmtuese mjaftueshëm pa pasur nevojë për ndonjë ekzagjerim. Washington Post ofron një raund tjetër sondazhesh rrëqethëse rreth kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe vihet re se një forcë e rëndësishme në ciklet e zgjedhjeve të kaluara ka qenë pak më e qetë në vitin 2018.

E vërteta e shmëtuar për George Soros

Mëngjesin e 1 Nëntorit, New York Times shkruante për George Soros:

Në të dy anët e Atlantikut, një rrjet aktivistësh dhe figurash politike të djathta, prej vitesh e shikojnë zotin Soros jo vetëm si kundërshtar politik të pasur, por edhe si personifikimin e të gjithë personave që nënçmojnë. Duke përdorur një antisemitizëm pak të koduar, ata kanë ndërtuar një portretizim të zjarrtë të tij, si organizatori i një lëvizjeje “globaliste”, një radikal i krahut të majtë, i cili do të minonte rendin e vendosur dhe si një përkrahës të dobësimit të të  bardhëve dhe të krishterëve në shoqëri nëpërmjet emigracionit.

Ky është një rast i mirë për të diskutuar rreth pretendimeve të pakuptimta dhe thashethemeve në internet rreth Sorosit dhe rreth të vërtetës, e cila është mjaft e dëmshme.

Soros u lind në vitin 1930. Ai ishte nëntë vjeç kur shpërtheu lufta dhe 15 kur mbaroi. Nuk ka dëshmi se ai ka luajtur ndonjë rol në mizoritë e regjimit nazist në Luftën e Dytë Botërore.

I vërtetë është fakti se për të mbijetuar në atë kohë dhe vend, Tivadar Soros i dha djalit të tij George një identitet jo hebre – “Sandor Kiss” – dhe e prezantonte si famullin e një burokrati të Ministrisë hungareze të Bujqësisë me emrin Baumbach, puna e të cilit ishte të bënte inventarin e pronave të hebrejve të konfiskuara nga pushtuesit nazistë. Soros e shoqëroi Baumbach një ditë kur do të udhëtonin drejt pronave të një aristokrati të pasur hebre me emrin Moric Kornfeld. Çfarë është e padiskutueshme është se Soros i hodhi një sy pronave, ndërsa Baumbach bënte punën e tij për regjimin pushtues nazist. Ajo që është e diskutueshme është nëse Soros bëri ndonjë gjë ndërsa Baumbach mori inventarin.

Kjo nuk do të thotë se përqafoi kauzën naziste dhe është e vështirë të argumentohet se bashkëpunimi në marrjen e inventarit një herë, për të ruajtur maskimin si jo hebre, përbën një mëkat të pafalshëm, ndërsa jetonte në një vend që organizoi Operacionin Paperclip* me qëllim fitimine  Garës Hapësinore (Space Race).

Për aq sa vlen, Soros e bëri më aktiv rolin e tij në një intervistë të vitit 1998, me Steve Kroft në emisionin ‘60 minuta’.

Kroft: Me sa kam kuptuar, ju keni ndihmuar në konfiskimin e pronave të hebrejve…

Soros: Po, e vërtetë. Po.

Kroft: Dua të them, një gjë e tillë tingëllon si një përvojë që do të dërgonte shumë njerëz te psikiatri për shumë, shumë vite. A ishte e vështirë për ju ta bënit këtë?

Soros: Jo, aspak. Aspak. Ndoshta duke qenë gati fëmijë nuk e kuptoja lidhjen. Por nuk më shkaktoi asnjë problem.

Kroft: Asnjë ndjenjë faji?

Soros: Jo.

Kroft: Për shembull, nuk kishe asnjë ndjesi të tipit “unë jam një hebre dhe po rri këtu duke i parë këta njerëz të dërgohen në kampe. Unë mund të isha një prej tyre”. Asnjë ndjesi të tillë?

Soros: Epo, natyrisht. . . Unë mund të isha në anën tjetër, ose unë mund të isha ai të cilit po i hiqej prona. Por nuk kishte asnjë kuptim ta mendoja kështu. Në fakt mund të duket qesharake, por funksiononte si në tregje, po të mos isha unë atje, do ishte dikush tjetër që do t’ua merrte pronat gjithsesi. Isha atje apo jo, isha vetëm spektator, prona iu mor të gjithëve. Pra, nuk kisha asnjë rol në marrjen e kësaj prone. Kështu që nuk e përjetoja ndjenjën e fajit.

Ka dhe një episod tjetër: Tivadar Soros ofroi një pasqyrim të ngjashëm të udhëtimit në autobiografinë e tij të vitit 1965 me titull “Maskaradë: Të vallëzosh me vdekjen në Hungarinë e pushtuar nga nazistët”; përveçse ai e përshkroi Baumbach si “Baufluss” dhe e bëri rolin e djalit të tij më aktiv:

Një javë më pas, zemërmiri Baufluss, në përpjekje për t’i dhuruar pak gëzim djalit të pakënaqur, e mori me vete në provinca. Në atë kohë ai punonte në Transdanubi, në perëndim të Budapestit, në pronat e një aristokrati hebre, Baron Moric Kornfeld. Atje ata hëngrën dhe pinë me aq sa kishte mbetur. George takoi gjithashtu edhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë, të cilët menjëherë e pëlqyen të riun, famullin e supozuar të z. Baufluss. Ai madje ndihmoi edhe me inventarin. I rrethuar nga shoqëria e mirë, ai shpejt rifitoi energjinë e duhur. Të shtunën ai u kthye në Budapest.

A ndihmoi i riu George Soros që të inventarizohej pasuria e marrë nga hebrejtë? Autobiografia e babait të tij thotë po, vetë Soros thotë jo, përveç kësaj përgjigjeje fillestare në intervistën me ‘60 Minuta’. Të paktën, ai ka qenë aty përqark, ndërkohë që po plotësohej ky inventar. Në intervistat dhe shkrimet pasuese, ai thotë se shoqëroi një zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë, duke u paraqitur si famulli i tij, kur ai po merrte inventarin e një pasurie hebreje.

Meqë ra fjala, Kornfeld u dërgua në kampin famëkeq të përqendrimit, Mauthausen. Në këmbim të lejimit të nazistëve për të marrë administrimin e ndërmarrjeve të mëdha industriale të familjes, ai dhe familja e tij u lejuan të largoheshin për në Portugali. Pas luftës, pronat e tij u bënë prona shtetërore dhe ai kurrë nuk u kthye në Hungari.

Çfarëdo botëkuptimi apo filozofie të ketë pasur Soros si djalosh gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai tashmë është një progresist i përkushtuar, i sinqertë, liberal. Nuk është ekzagjerim nëse pikëpamjet e Soros karakterizohen si radikale, veçanërisht në krahasim me rrjedhën e përgjithshme amerikane.

Për shkak se Soros u rrit në skenën politike të SHBA, ku ai shpenzoi më shumë se 25 milionë dollarë duke u përpjekur të mposhtë presidentin Bush në zgjedhjet e 2004, shumica e mediave e konsideruan atë si një tjetër miliarder liberal, si Tom Steyer ose Michael Bloomberg, por me një ndryshim, pikëpamjet e tij janë vërtet tronditëse për Amerikën e mesme.

Soros kundërshtoi në mënyrë kategorike Luftën kundër Terrorizmit, pas 11 shtatorit dhe kritikoi reagimin e SHBA ndaj al Kaedës: “Ne i urrejmë terroristët, sepse ata vrasin njerëz të pafajshëm për qëllime politike. Por, duke bërë luftë kundër terrorit, po bëjmë të njëjtën gjë”.

Në vitin 2006, Soros tha se pengesa kryesore për një botë të qëndrueshme dhe të drejtë janë vetëm Shtetet e Bashkuara. Jo Irani, jo Rusia, jo Kina, jo grupe terroriste islamike dhe jo krime transnacionale, por Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2010, ai deklaroi se Kina ka një qeveri më funksionale sesa Shtetet e Bashkuara.

Ai u tregua finaciarisht bujar me grupet që u bëjnë thirrje qeverive të botës për të ndërprerë ose për të dobësuar marrëdhëniet e tyre diplomatike me Izraelin dhe bën thirrje për Bojkot, Ç’Investime dhe Sanksione kundër Izraelit. Ai ka bërë disa komente që u interpretuan sikur po fajësonte hebrejtë për antisemitizmin, si për shembull: “Unë nuk mendoj se ju mund ta tejkaloni kurrë antisemitizmin nëse silleni si një klan. E vetmja mënyrë për ta kapërcyer, është nëse ju hiqni dorë nga të sjellurit në këtë mënyrë”.

“Unë besoj se qëndrimet ndaj Izraelit janë të ndikuara nga politikat e Izraelit dhe qëndrimet ndaj bashkësisë hebraike ndikohen nga suksesi i lobistëve pro-izraelitë në shtypjen e pikëpamjeve të ndryshme”, shkroi Soros në vitin 2007.

Komentet e Soros, me qëllim ose pa dashje, ushqejnë nocionin e kontrollit hebre ndaj politikës amerikane:

Lobi pro-izraelit ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në shtypjen e kritikave. Politikanët e që e sfidojnë këtë rrezikojnë, për shkak të aftësisë së lobit për të ndikuar në kontributet financiare në politikë. Akademikët panë tu bllokoheshin donacionet për kërimet e tyre dhe ekspertët e think tanks fondet, kur dolën paksa nga vija e kuqe. Çdokush që guxon të ngrejë krye mund të jetë subjekt i poshtërimit personal. Disa liderë të Partisë Demokratike kanë premtuar të sjellin një ndryshim drejtimi, por nuk mund ta realizojnë atë premtim derisa ata të jenë në gjendje t’i rezistojnë diktatit të AIPAC**.

Soros nuk është një mbështetës i kufijve kombëtarë ose kufijve të përforcuar. Kur kritikoi kryeministrin hungarez Viktor Orban në vitin 2017, Soros tha: “Plani i Orbanit trajton mbrojtjen e kufijve kombëtarë si objektiv dhe refugjatët si një pengesë. Plani ynë trajton mbrojtjen e refugjatëve si objektiv dhe kufijtë kombëtare si pengesë”. Në shumë intervista, Soros ka hedhur poshtë nacionalizmin dhe identitetin kombëtar si një kërcënim.

Ai këmbënguli se tërheqja nga marrëveshja e Iranit është duke shkatërruar në mënyrë efektive aleancën TransAtlantike.

Asnjë nga shprehjet e mësipërme nuk janë thashetheme, regjistrime të fshehta ose kërkesa të dorës së dytë. Soros haptazi nxjerr bindjet e tij në intervista, fjalime dhe artikuj. Pikëpamjet e tij nuk janë sekrete. Dhe është krejtësisht e kuptueshme që ata që besojnë në reagimet ushtarake ndaj sulmeve terroriste, ata që duan të sigurojnë kufijtë, të cilët mbështesin Izraelin, të cilët nuk besojnë se antisemitizmi është nxitur nga veprimet e hebrejve, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e Iranit dhe janë të kujdesshëm ndaj nocionit se qeveria e Kinës “funksionon më mirë”, do ta shihnin Sorosin si një forcë të së keqes në politikën e brendshme dhe të jashtme.

Ironia është se ajo që besojnë të djathtët lidhur me Sorosin nuk janë aq të ndryshme nga besimet e së majtës për vëllezërit Koch apo, para kësaj, për Richard Mellon Scaife. Bazat e secilës parti gjithmonë i urrejnë donatorët më të mëdhenj të anës tjetër, dhe gjithmonë i shohin ata si të dyshimtë dhe të neveritshëm.

Akuza false se “Soros ishte një nazist” e ndihmon Sorosin, pasi i bën kritikët e tij të duken si të krisur paranojakë. E vërteta rreth George Sorosit dhe agjenda që ai kërkon të zbatojë janë mjaftueshëm të këqija.

 

*Operation Paperclip ishte një program sekret amerikan në të cilin më shumë se 1600 shkencëtarë gjermanë u rekrutuan pas L2B.

**AIPAC– American Israel Public Affairs Committee (Komiteti i Çështjeve Publike Amrikano-Izraelite).

***Marrë nga The National Review

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne