Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore/ Këshilli Politik shtyn me dy orë mbledhjen e planifikuar

Ndërsa sot është afati i fundit i dakordësuar nga palët, për përfundimin e Reformës Zgjedhore, Këshilli Politik ka shtyrë mbledhjen, që ishte planifikuar në orën 17:00.

Këshilli Politik pritet të mblidhet sot në orën 19:00, për herë të fundit, për të vendosur për fatin e kësaj reforme, që është edhe një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me vendin tonë.

Tri pikat që po ndajnë palët nga marrëveshja janë: depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne