Sot mblidhet Kuvendi, pritet të betohen dy deputetët e rinj, opozita protestë

Ditën e sotme në orën 11:00 do të mblidhet parlamenti për të zhvilluar seancën e rradhës. Pritet që sot në parlament të betohen dy deputetët e rinj, Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi, të cilët u mandatuan nga KQZ dy ditë më parë.

Ndërsa opozita para Parlamentit do të zhvillojë një protestë simbolike, ku do të jenë të paktë protestuesit në shesh dhe nuk do të ketë fjalime por vetëm prezencë të protestuesve.

Më datë 13 prill, të shtunën do të jetë protesta kombëtare e opozitës e cila do të zhvillohet në orën 18:00 para Kryeministrisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne