Sot mund të qarkulloni me makinë. Fashat e orareve dhe kufizimet

Ka hyrë sot në fuqi urdhri i ri për qarkullimin e automjeteve, lëvizja e të cilëve ishte bllokuar me vendim qeverie në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Në këtë urdhër përcaktohen qartë rregullat e reja që duhet të respektojnë qytetarët, me fashat e orareve dhe mjetet që kanë të drejtë të lëvizin në rrugë.

Njoftimi:

Në zbatim të planit të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria, për vënien nën kontroll të pasojave që sjell përhapja e coronavirusit COVID-19, por dhe për të qartësuar veprimet e unifikuara të Policisë në shkallë vendi, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve dhe mjeteve rrugore, si dhe për vazhdimin e lëvizjes së kufizuar të veprimtarisë së përditshme të shtetasve dhe asaj prodhuese, në ditët në vijim do të veprohet si më poshtë:

1. Duke filluar nga ora 00:00 deri në orën 08:00 të datës 16.03.2020, do të lejohet qarkullimi I mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin, për t’u kthyer në vendbanimet e tyre, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimet taksi 4+1 brenda këtij orari.

2. Do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:00 në mëngjes dhe 16:00 deri në 17:00 pasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibusë, autobusë) që do të bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve të bizneseve
prodhuese/industrial/bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit.

3. Jashtë këtij kufizimi do të lejohet të qarkullojnë mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato Ushtarake, punonjësit e medias me makina të loguara ose të paisura me document identifikimi, si dhe në oraret e ndërrimit të turneve, turni i parë 05:30 deri në 07:00, turni i dytë 13:30 deri në 15:00 dhe turni i tretë nga ora 21:30 deri në 22:30, të punonjësit të Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personelit shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje-ardhje në punë, kundrejt dokumentit të institucionit ku punonjë.

4. Jashtë këtij kufizimi do lejohet të qarkullojnë, furgonçina, furgonë, kamionë, të cilët merren me furnizimin me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë.

5. Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transportin e mallrave Brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendase e të huaja.

6. Për rastet e fatkeqësive dhe sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë ose urgjenca do të njoftohet numri i Policisë 112/129 dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe 0694122224, të cilët do të konfirmojnë lëvizjen e mjeteve.

7. Për zbatimin e detyrimeve të këtij telegram ngarkohen të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në vend dhe Drejtoria e Policisë Rrugore në Departamentin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne