Sot zgjedhje në 5 bashki, testohet edhe Inteligjenca Artificiale

Zgjedhjet vendore, në bashkinë e Tepelenës do përdoret Inteligjenca Artificiale.

Ka nisur tashmë procesi i numërimit edhe në Tepelenë ku fillimisht ka pasur problematika sa i përket numrit të anëtarëve në komisionet në qendrat e votimit. Burimet raportojnë se procesi ka nisur pasi u plotësua kuorumi i nevojshëm.

Risia për Bashkinë Tepelenë është përdorimi i Inteligjencës Artificiale për procesin e numërimit të votave.

Ky do të jetë një proces eksperimental dhe rezultati i dalë nga AI nuk do të merret parasysh, por do të shihet si do të procedohet në zgjedhjet e tjera. Pra do të kemi dy procese numërimi, ai tradicionali dhe ai nga Inteligjenca Artificiale.

Kujtojmë se në Tepelenë kandidojnë Gramoz Sako nga Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike mbështet kandidatin e pavarur Gabriel Guma./pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne