Bota

Soylu: Turqia do t’i kthejë në vendet e tyre terroristët e huaj të DAESH-it

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu bëri të ditur se shtetasit e huaj, pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH që mbahen në burgje në Turqi, do të riatdhesohen në vendet e origjinës.

Në përgjigje të pyetjeve në interes të gazetarëve në kryeqytetin Ankara, ministri Soylu foli edhe për zhvillimet në lidhje me dy shtetase të Holandës anëtare të organizatës terroriste DAESH të kapura në Turqi, ndërsa shtoi se aktualisht në burgjet e Turqisë ndodhen rreth 1 mijë e 200 pjesëtarë të DAESH-it.

Soylu posaçërisht tha se pas Operacionit “Burimi i Paqes” të kryer kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DAESH në veri të Sirisë, janë kapur 287 pjesëtarë të DAESH-it, ku një pjesë e tyre janë gra e fëmijë.

“Të gjithë terroristët e DAESH-it në burgjet tona janë luftëtarë të huaj. Këta terroristë gjithashtu ndodhen edhe në qendrat e kthimit”, deklaroi ministri Soylu.

Duke e bërë të ditur se anëtarët e burgosur të DAESH-it do të dërgohen në vendet e tyre, ministri Soylu tha: “Disa vende thonë se do t’i privojnë nga shtetësia këta persona. I privuan apo jo ne do t’i kthejmë në vendet e tyre terroristët e DAESH-it”./trt

OPINIONE