SPAK vazhdon të persekutojë muslimanët shqiptarë për shkak të bindjeve të tyre politike

Gentian Çollaku, i akuzuar për nxitjen e veprimeve terroriste, u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme. Togat e zeza i komunikuan dënimin me katër vite Çollakut, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj heqje lirie. 45-vjeçari akuzohet se përmes postimeve në rrjetet sociale dhe komunikimeve të tjera, propagandonte për dhe mbështeste krerët e ISIS.

Hetimet e policisë dhe Prokurorisë së Posaçme zbuluan se Gentian Çollaku, kishte disa hapur disa profile në rrjetin social Facebook, të cilat i përdorte për të shpërndarë postime dhe video duke mbrojtur veprimet e ISIS.

Po cfarë kishte bërë në të vërtetë Gentian Collaku? Kishte hapur 16 profile në media sociale, po kjo nuk përbën vepër penale pasi për këtë ka liri dhe ska asnjë kufizim platforma sociale, kush është gjykata që ta kufizojë nr e profileve që mund të ketë një individ? As nuk ka ndonjë kufizim ligjor sesa profile mund të ketë një individ kur dihet që persona zyrtarë si kryeministri kanë skuadër me profile patronazhistësh me qindra.

Kishte shprehur bindjet e tij politike duke mbajtur qëndrim mbi palët në një luftë jashtë territorit Shqiotar që nuk cënon interesat e shtetit shqiptar. Të njëjtin qëndrim e mbajti dhe ishkryeministri Berisha kur përkrahte ata që luftojnë për liri në Siri, po ashtu edhe figura të tjera publike botërore shqiptare apo edhe imamë të spikatur shqiptarë që edhe organizuan fushata për të dërguar njerëz të luftonin në Siri dhe nuk bënë asnjë ditë burg e videot e tyre janë zhdukur nga Youtube.

E pra ky rast dëshmoi edhe njëherë, sesi përdoret SPAK për qëllime politike, sesi ka evoluar sistemi i drejtësisë komuniste deri në ditët e sotme ku ende ka njerëz që dënohen për shkak të bindjeve të tyre politike në situata të caktuara për ti bërë gjithmonë qejfin tutorëve të tyre amerikanë./Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress