Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup, Maqedoni
Këto ditë kisha rastin ta lexoj artikullin e Zotërisë Adriatik Riza Dosti, me titull: “Turqia e Erdoganit dhe Shqiperia e Rames…”, i publikuarë në “Gazeta Impakt”, të datës 11 Tetor 2024. Në përgjigje të pyetjes të Tij: “Unë kështu mendoj e gjykoj…nuk e di ç’mendoni ju?”, që e kishte parashtruarë në fund të artikullit në fjalë, me këtë rast, përmbledhtas, dua ti parashtroj opinionet e mia rreh disa vlerësimeve të tij, të cilat sipas mendimit tim nuk e illustrojnë në mënyrë të mirëfilltë gjendejen faktike të marëdhënjeve turko – shqiptare. Sipas bindjes time të thellë,
- “… Rrezervat të shumta (të z. Adriatik Riza Dosti) në drejtim të Turqisë e politikës së saj në raport me Shqiperinë e shqiptarët ndër dekada…”, medoj se janë tërësisht të gabuara dhe jo të drejta. Miqësija turko – shqiptare nuk fillon në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluarë, siç ka konkluduarë ai, ajo rrënjët i ka shumë më të thella, mes tjerash, për vet faktin se:
– Shpallja e pamvrasisë të shetit shqiptar (1912), mes tjerash, është bërë me lejën dhe mbështetjen e Perandorisë Osmane;
– Ushtarët e kësaj Perandorie, së bashku me luftarët shqiptarë, të udhëhequr nga komandanti legjendar Hasan Riza Pasha, në vitin 1913, kanë luftuarë “me mish edhe shpirt”, për ti mbrojtur tokat shqipatare në veri të Shqipërisë (Shkodër e rrethinë) deri në momentin e fundit, një pjesë e madhe e tyre duke i flijuarë edhe jetët e tyre;
– Perandoria osmane, mes tjerash, ka qenë mbrojtësja e mirëfilltë e identitetit shqiptar ndër shekuj. Me fjalë të tjera, fal pushtimit osman disa popuj të vegjël të Ballkanit, siç ishin edhe arbrit e asaj kohe, shpëtuan nga kthetrat e Serbisë të Car Dushanit dhe pasardhësit të tij, të cilët deri në depërtimin e turqve Osmanlinj në Gadishullin Ballkanik, dominonin edhe me gjithë krahinat ku jetonin edhe paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, të cilët ishin të rrezikuar me asimilimin/ serbizimin e tyre të mëtejshëm, mos them të tërësishëm. Vlerësimin të këtillë nuk e kam imagjinuarë/ “zbuluar” unë, por Shkëlqesia e Tij – Mbreti i Shqipërisë, tashti më i ndjeri Zogu I (Ahmed Muhtar bej Zogolli), i cili në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të ministrit (ambasadorit) të Republikës së Turqisë në Tiranë, Rushen Eshref Ynajdën (Rüşen Eşref Ünaydın), në mesin e prillit të vitit 1931, mes tjerash i kishte deklaruar edhe këto fjalë:
“Për pesë shekuj unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia (Perandoria osmane – S.K.). Po të mos ishte Turqia, Shqipëria nuk do të shpëtonte as nga pushtimi sllav as mund ta pengonte fshirjen e Shqipërisë nga harta e botës prej latinëve. Thelbin e egzistencës sonë ia detyrojmë Turqisë“ (Gazmend Shpuza, “Ataturku dhe Shqiptarët“, Shtëpia botuese “Dituria“, Tiranë 1994, f.85).
- Nga përvoja e ime diplomatike dhe si njohës modest i marëdhënjeve turko – shqiptare, e kam më se të qartë se në qendër të vëmëndjes gjatë dy vizitave zyrtare të presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tazip Erdoğan) në Shqipëri nuk ishin inaugurimi i rikonstruksionit të Xhamisë së Et’hem Beut dhe përurimi i Xhamisë të Namazgjasë…”, në Tiranë, por çështje të tjera shumë më të rëndësishme të marëdhënjeve turko – shqiptare, që ne si vëzhgues (sejirxhi) mundemi vetëm ti parafytyrojmë.
- Vendosja e kushteve për menaxhimin e Xhamisë të Namasgjasë dhe mosdorëzimi i kësaj xhamije një Gjylenisti (Kryetarit te KMSH), sipas mendimit tim nuk duhet parë si “… sjellje e Presidentit R.T.Erdoan prej Sulltani urdhërues , rregull – vënës e komandues … në tokën shqiptare…”, ose si përzjerje e Tij në punët e brendshme të Shqipërisë. Republika e Shqipërisë e cila është partnere strategjike e Republikës së Turqisë, nuk duhet të lejojë antarë të një organizate teroriste të qëndrojnë në Shqipëri e lëre më të udhëheqin institucione të rëndësishme, siç është edhe KMSH, ose Xhamija e Namazgjasë. Zotërisë Adriatik Riza Dosti dhe lexuesve të këtij artikulli dua t’jua rikujtoj vrasjen e 205 personave dhe plagosjen e më se 2000 personave nga ana e Gjylenistëve, gjatë tentimit për grusht-shtet, që në korik të vitit 2016 e bënë antarë të organizatës të Fetullah Gjylenit. Dorëzimi eventual i Xhamisë të Namazgjasë për ta menaxhuarë persona si puna e Kryetarit aktual të KMSH, mes tjerash, do të ishte marëzi dhe tradhti e pa parë ndaj 205 dëshmorëve dhe 2000 personave të plagosur në natën e 15 korikut të viti 2016.
- Investime të mëdha në fusha të ndryshme, Republika e Turqisë, tre dekadat e fundit, nuk ka bërë vetëm në Serbi por edhe në Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë, Kosovë, e gjetkë. Sipas të dhënave që para ca ditëve ishin të publikuara në Portalin e Gazetës “Dita” (“Sa janë investimet turke në Shqipëri, sektorët ku shtrihen dhe bilanci tregtar, 9 Tetor, 2024), “Turqia është investitori i pestë më i madh tregtar i Shqipërisë pas Holandës, Zvicrës, Kanadasë dhe Italisë. Investimet e saj janë dyfishuar dekadën e fundit, me qarkullim vjetor 3.7 miliardë euro dhe me stok 1.2 miliardë euro deri në muajin qershor. Ato janë të shtrira në sektorin bankar, telekomunikacion, metalurgji, ndërtim, arsim dhe shëndetësi. Sipas bilancit në Qendrën e Biznesit, sot operojnë mbi 600 kompani me kapital turk dhe në to janë të punësuar rreth 15 mijë njerëz. Turqia është gjithashtu një treg i madh për Shqipërinë dhe zë rreth 7% të vëllimit”.
- Dashurija e presidentit aktual i Republikës të Turqisë dhe i turqve në përgjithsi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e kushtëzuarë me asgjë. Dorëzimin e Gjylenistëve të implikuarë në akte të palejueshme në një shtet partner strategjik siç është Republika e Turqisë, Shqipërija duhej ta bënte pa as çfar hezitimi dhe taktizimi. Vallë Shqipërija do të vepronte në mënyrë të këtillë, siç vepron ndaj Turqisë, në se kërkesë të njëjtë ose të ngjajshe ti parashtrohej, p.sh., nga SHBA, Franca, ose Izraeli? Patjetër se jo. Pse atëhere Shqipërija nuk bashkëpunon në mënyrë të njëjtë edhe me Turqinë. Mos vall SHBA, Franca, ose Izraeli janë partnerë dhe miq të Shqipërisë më të sinqertë dhe më besnik se Turqija?
- Sipas mendimit tim, vizita e para ca ditëve e presidentit R.T.Erdon në Shqipëri dhe Serbi, një muaj pas vizitës të presidentit të Izraelit në këto dy vende, nuk ishte e rastësishme. Republika e Turqisë dhe vet presidenti R.T.Erdoan, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose qoftë edhe në mënyrë të tërthortë, ka të ngjarë, mes tjerash, ka dashur që t’jua tërheqë vërejtjen pushtetarëve të Shqipërisë dhe Serbisë për qasjen e tyre jot ë drejtë ndaj udhëheqësve aktual Izraelit, të cilët në mënyrë të pamëshirshme po lejojnë ushtarët e tyre të vrasin dhe çfarosin një popull të tërë të pafajshëm, siç është populli i martirizuar Palestinez. Aktet gjenocidiale të ushtarëve Izraelitë ndaj popullit civil Palestinez janë të palejueshme, të pafalshme dhe të dënueshme, prandaj ato duhet kritikuar dhe jo mbështetur.
- Dhe fare në fund, dua ta shpreh mbështetjen time për një pjesë të opinioneve dhe vlerësimeve të z. Adriatik Riza Dosti, të parashtruara në artikullin e tij në fjalë, me vërejtje se ato janë të pjesëshme/ jot të plota. Siç e theksova edhe më lart, miqësija, ndihma dhe përkrahja konkrete e udhëheqësve më të lartë të Turqisë në momentet kritike për Shqipërinë nuk kanë filluar në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluarë, siç pohon z.Adriatik Riza Dosti. Sipas mendimit dhe bindjes time të thellë i vetmi aleat i sinqertë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve ka qenë, është dhe do mbetet Republika e Turqisë dhe populli turk. Në se nuk gaboj, me përjashtim të vendimit për intervenim ushtarak të NATO-s në Kosovë (1999), në të kaluarën të largët dhe të afërt Shqipërisë dhe shqitarëve në përgjithsi azgjë të mirë nuk ju ka ardhur nga “partnerët e tyre strategjik Perëndimorë”. Kjo kështu ka qenë, dhe për fat të keq, ka të ngjarë, kështu do të mbetet.