Stoltenberg: Asnjë shtet anëtar i NATO-s nuk është përballur me kaq shumë sulme terroriste sa Turqia

Në një intervistë me korrespondentin e gazetës gjermane “Bild am Sonntag”, kreu i NATO-s theksoi se dhuna ka filluar të bjerë në veri të Sirisë dhe kjo mund të sjellë me vete edhe përpjekjet për një zgjidhje politike.

“Këtu duhet pranuar se Turqia është një (shtet) aleat i rëndësishëm. Turqia kontribuoi me vendosmëri e përkushtim në luftën kundër DAESH-it dhe në rrëzimin fizik të pseudokalifatit. Turqia pranoi 3,6 milionë sirianë. Asnjë aleat nuk mori refugjatë sirianë sa Turqia dhe asnjë shtet anëtar i NATO-s nuk është përballur me kaq shumë sulme terroriste sa Turqia”, precizoi Stoltenberg.

I pyetur rreth propozimit të ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, për krijimin e një zone të sigurt të kontrolluar nga ndërkombëtarët në veri të Sirisë, shefi i NATO-s tha se e ka pritur me kënaqësi propozimin në fjalë, por tërhoqi vëmendjen se në lidhje me këtë çështje të gjitha vendet e botës kanë përgjegjësi për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

Ai nënvizoi se dërgimi i ushtarëve në Siri nuk është një vendim që mund të merret lehtësisht dhe se është ende herët për të thënë që propozimi i ministres gjermane të mbrojtjes është një masë e aplikueshme.

Jens Stoltenberg shtoi gjithashtu se NATO-ja është një forum ku shtetet anëtare i shprehin opinionet e tyre haptazi dhe në mënyrë serioze./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne