Stoltenberg: Turqia një aleate e vyer dhe e rëndësishme për luftën kundër terrorizmit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Turqia, e cila është një aleate e vyer, luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.

Pas takimit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Stoltenberg iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai tha se përgëzoi Amerikën për vrasjen e kreut të DAESH-it, Ebubekir El Bagdadi dhe shtoi se ky është një gur i rëndësishëm kilometrik në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se kriza në veri të Sirisë ka nevojë për një zgjidhje politike dhe shtoi: “Duhet të pranojmë se Turqia është përballur me më shumë sulme terroriste dhe është një aleate që mirëpret 3,6 milionë refugjatë sirianë. Sigurisht që në lidhje me prezencën e Turqisë në veri të Sirisë ka shumë mendime të ndryshme por në të njëjtën kohë ajo është një aleate e vyer dhe luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit”.

Stoltenberg bëri të ditur gjithashtu se janë të kënaqur nga bisedimet që vazhdojnë ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sistemet e mbrojtjes, përshi edhe Patriotët./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne