Rexhep ELEZAJ
Siç dihet, janë dy vite qyshse një grup dështakësh, ish komunistë-enveristë dhe spiuj të ish-regjimit jugosllav, në një shtallë bagëtish afër Deçanit, ngaqë deçanasit nuk i kishin lejuar që të tubohen në qytet, të nxitur dhe të paguar nga qarqe antishqiptare, do shpallin publikisht nismën e tyre djallëzore për braktisjen e Islamit, duke mos qenë kurrë besimtarë të kësaj feje, me prapavijë e synim të qartë, fillimin e Kryqëzatës kundër Fesë Islame, e cila në Kosovë sipas statistikave zyrtare është fe e mbi 94,3% të popullsisë.
Siç kemi konstatuar edhe në shkrimet tona të mëhershme, këtë nismë djallëzore dhe të llojit të paparë në botë, braktisja e një feje dhe konvertimi me porosi në një fe tjetër, në Kosovë e kanë iniciuar individë me biografi të dyshimtë personale dhe kombëtare, kryesisht njerëz të dështuar në jetë, shoqëri dhe politikë, mbase si veprim i dëshpëruar i tyre për të dalë nga izolimi e anonimiteti socio-psikologjik, por edhe për ta mbushur vakuumin e brendshëm emocional, të shkaktuar nga epshet karrieriste për shpëtimin e egos nga vdekja klinike në mjedisin shoqëror, i cili i kishte hedhur në koshin e mbeturinave të historisë shqiptare.
Ky grup i të humburve në terrin e injorancës dhe gjahun e shtrigave, me qëllim për ta ringjallur identitetin e tyre të vrarë nga idealistët e luftës çlirimtare të UÇK-së, do shpërthejnë si mina të kurdisura për ta vrarë harmoninë fetare në Kosovë, përmes shpalljes luftë Fesë islame, pjesë e të cilës realisht nuk kanë qenë kurrë. Këta karaxhozë duke marrë rolin e mercenarëve-vullnetarëve të Templarëve të kryqëzatave të reja anti-islame, pa qenë kurrë as besimtarë të Fesë së krishterë, do ta marrin përsipër një detyrë dhe obligim, sa antikombëtar poaq të rrezikshëm e krejtësisht të parealizueshëm. Ky synim e kjo përpëlitje e tyre për ta dëmtuar Pavarësinë e Kosovës dhe vetë Shtetin e saj, për lirinë e të cilës nuk kanë dhënë as djersë as gjak, u pa në tubimin e tyre karikatural të para tri-katër ditëve, diku në Prishtinë.
Dhe, ata të cilët e kanë parë dhe dëgjuar videon nga ky tubim, e kanë kuptuar qartë, se grupi i “Lëvizjes së Deçanit për braktisjen e Islamit”, kanë shfaqur hapur dhe në mënyrë agresive luftën e tyre prej kryqëzatash kundër Fesë islame dhe kundër shqiptarëve të Kosovës, duke bërë thirrje të hapura për vrasje dhe nisje lufte kundër besimtarëve muslimanë shqiptarë, me kërcënimin se në qoftëse ata nuk do të konvertohen me dëshirë në katolicizëm, do të pasojë dhuna dhe detyrimi me zor i pranimit të «fesë së të parëve të tyre», pra i katolicizmit, meqë, gjithnjë sipas këtij grupi kriminal, në Kosovë nuk mund të ketë fe islame e as muslimanë, të cilët gjoja e paskan tjetërsuar kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, insinuatë kjo që paraqet një gënjeshtër të madhe si dhe thirrje të hapur për xhihad katoliko-centrik në Kosovë..!?
Po ashtu, nëse hyjmë pak më thellë në biografitë e folësve të këtij tubimi kryqtarësh, duke filluar nga agjenti dhe argati i Car Dushanit, V. Lekaj, i turpëruari dhe i ngjyrosuri me ngjyrë të kuqe, ish rektori i UP-së, M. Rugova, një urrejtës patologjik i Islamit dhe injorant i Krishterimit, A. Lama, një emigrante nga Shqipëria në Kosovë, një ish ambasadore e dështuar dhe e dëbuar nga ai post nga ish partia e saj, madje zëdhënëse pa pagesë e kishës katolike në Kosovë, më pas S. Ramabaja, një marksist-leninist-enverist i skaduar dhe i amortizuar i LPK-së në Zvicër, një kvazi-analist dhe ligjërues partiak, një sharlatan prej politikani, Gj. Ndoi, një kalorës kryqtar anti-islam nga Shqipëria, deri tek J. Kelmendi, një kopie-past e islamofobit Ramabaja dhe fashistit Lekaj, si dhe dy-tre llaskucë parash dhe agjentë gratis të kishës ortodokse serbe në Kosovë, ku, që të gjithë pa dallim dhe pa asnjë dyshim, me fjalimet e tyre plotë racizëm, fashizëm dhe urrejtje patologjike kundër Fesë islame, fe e shumicës absolute e shqiptarëve në Kosovë, përveç që kanë kryer vepër të rëndë penale, duke cenuar lirinë e besimit dhe feve në Kosovë, e garantuar me Kushtetutë dhe ligje në fuqi, me fjalime të tilla prej vasalësh, kanë mbjellë mllef dhe neveri në opinionin kosovarë, duke i cenuar dhe lënduar rënd ndjenjat fetare dhe besimin islam tek shqiptarët shumicë të përkatësisë fetare islame në Kosovë.
Ne si shumicë shqiptare që i takojmë Besimit Islam, këtu e 600 vite më para, e ndjejmë obligim moral dhe kombëtar që të reagojmë me kohë ndaj këtij grupi të rrezikshëm për Kombin dhe Shtetin e Kosovës, pra që të mos heshtim kur grupe mercenarësh në shërbim të agjenturave anti-shqiptare në Ballkan dhe më gjerë, si kjo e ashtuquajtur Lëvizje e Deçanit, rrezikojnë sigurinë tonë nacionale, shkelin e mohojnë të drejtat themelore të njeriut, siç është besimi në Zot dhe ushtrimi i lirë i feve, si dhe tentimin e tyre për shkatërrimin e harmonisë fetare në Kosovë, e njohur si vlerë nacionale e shqiptarëve në Evropë dhe botë, na bën që ta ngritim zërin tonë kundër rreziqeve të këtilla.
/fb


















