Studentët e Arkitekturës protestojnë tek MAS, bllokojnë rrugën

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=q4ErPzHVB9U]
Teksa u mblodhën para fakultetit ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku bllokuan rrugën e Durrësit.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=rvsLaEpb8Q0]
Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë, ndërsa brohorisnin; ‘ne nuk ikim’. Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi.

Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Vete studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar dhe kreu i FRPD-së, Belind Kellici, i cili lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se “studentet janë me te vendosur se kurre për t’i thënë NDAL nje here e mire Edi Rames, Lindita Nikolles e cdo qeveritari tjeter qe tallet me te ardhmen e tyre ??

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne