Rajoni

Studentët e Bosnjës të diplomuar në Turqi solidarizohen me Turqinë

Shoqata e të Diplomuarve në Turqi (TÜMED) me aktivitet në Bosnjë-Hercegovinë bleu lira turke për të treguar se janë pranë Turqisë kundër sulmeve spekulative.

Anëtarët e shoqatës, që u takuan në kryeqytetin Sarajevë, duke blerë 3.870 lira turke në formë simbolike me prefiksin 387 të Bosnjë-Hercegovinës, treguan se janë gjithmonë pranë Turqisë, ku kanë studiuar dhe janë diplomuar.

Kryetari i kësaj shoqate, Adis Alagic tha se po ndjekin nga afër ato që po ndodhin në Turqi.

“Turqia do të triumfojë ndaj sulmeve ekonomike, ne e besojmë këtë me gjithë zemër” tha Alagic.

Ai tha se Turqia zotëron një sistem ekonomik rrënjësor dhe askush nuk mund ta ndihmojë atë.

“Ne si shoqata, me një numër simbolik, blemë lira turke. Kjo nuk është një shifër e lartë por deshëm të tregojmë se jemi pranë Turqisë” u shpreh ai.

Alagic tha se studentët boshnjakë janë ndeshur gjithmonë me një mirëpritje të madhe në Turqi.

“Ne nuk jemi të vetmit që kemi blerë lira turke në Bosnjë-Hercegovinë. Sot në Sarajevë është e vështirë të gjesh lira turke. Populli ynë është pranë Turqisë” tha Alagic./ trt

OPINIONE