Studentët nuk lejojnë njëri-tjetrin që të qëllojnë me vezë Lindita Nikollën: Është protestë paqësore

Dalja e ministres së Arsimit në protestë u prit me thirrje revolte nga ana e studentëve, duke e detyruar atë të kthehej pas në ministri.

Ndërsa disa studentë tentuan të qëllonin me vezë dhe letra higjenike ndaj ministres, disa të tjerë ndërtuan një bllokadë për të mos e lejuar këtë gjë që të ndodhte.

“Duam protestë të qetë, të na plotësohen kërkesat tona”, u shprehën studentët.

Protestuesit kanë shtuar se ndërhyrjet nga ana e politikës po mundohen t’i përçajnë. Pavarësisht kësaj, ata ndjejnë se janë të bashkuar dhe se nuk do e lejojnë një gjë të tillë që të ndodhë.

“Ne jemi të bashkuar. Ne duhet të kemi solidaritet. Të ruajmë qetësinë. Ne nuk tërhiqemi, larg politikës. Po rezistojmë nga përpjekjet për të na përçarë”, u shpreh një nga studentët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne