Stuhia godet gjatës natës Tiranën/ Shpërthejnë ujërat e zeza në rrugë, probleme me qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Elbasanit dhe tek Ali Demi

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Tirana u godit nga një tjetër stuhi.

Reshjet e dendura të shiut, vetëtimat dhe bubullimat “pushtuan” kryeqytetin. Ndërkohë, shumë rrugë të Tiranës u bllokuan nga uji.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme një ndër to është “Rruga e Elbasanit”, e cila është mbuluar nga uji, i cili ka arritur mbi 30 cm.

Në këtë rrugë, kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza, të cilat janë bashkuar me reshjet e shiut. Kjo situatë ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e makinave.

Po kështu, uji ka mbuluar edhe rrugën kryesore në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, ku makinat mezi lëvizin.

“Rruga e Elbasanit: u rikonstruktua një vit më parë, ku u vendosën edhe tubacione të reja, por sërish situata është e njëjtë. Pra, në kryeqytet nevojiten vetëm pak minuta reshje shiu që akset kryesore të bllokohen nga uji./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne