Sukseset e takimit të Astanasë, faktor pakënaqësie për Amerikën

Ministri i jashtëm i Sirisë ka thënë se sukseset e takimit të gjashtë të Astanasë janë faktor pakënaqësie për Amerikën.

Valid Mualem, tha se deri tani janë organizuar 6 takime në Astana me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve që kanë pranuar armëpushimin, si dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë si garantues të paqes në Siri. Rezultati i këtyre takimeve është krijimi i zonave për uljen e tensioneve në Siri. Negociatat kanë nisur me iniciativën e Republikës Islamike të Iranit dhe në bashkëpunim me Rusinë dhe Turqinë dhe kanë për qëllim vendosjen e paqes në Siri. Valid Mualem, pasi vuri në dukje se Amerika nuk dëshiron që grupet terroriste në Siri të pësojnë disfata tha se mbështetja e Amerikës për grupet terroriste dhe sidomos për grupin terrorist Fronti Nusra, është shtuar disa herë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne