Si pasojë e një sulmi të armatosur në një sallë lojërash (bowling) në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 3 persona mbetën të vrarë.
Autoritetet e policisë njoftuan se në qytetin Torrance në California, u krye një sulm me armë me pasojë 3 viktima dhe 4 të plagosur.
Të plagosurit u dërguan për kurim në një spital afër me vendngjarjen./ trt