Sulm me bombë, riaktivizohet në Irlandë organizata IRA

Policia e Irlandës Veriore ka arrestuar dy persona pasi që dyshohet se të njëjtit kanë montuar një mjet shpërthyes pranë një gjykate me lokacion në Londonderry të Irlandës.

Autoritetet besojnë se të arrestuarit janë anëtarë të Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) e cila më parë është klasifikuar si organizatë terroriste, shkruan Euronews.

“Ne menjëherë filluam që t’i largojmë njerëzit nga vendi i ngjarjes, duke përfshirë qindra mysafirë hoteli” thuhej në një deklaratë të Policisë Irlandeze.

Policia është informuar rreth orës 20:00 për një mjet të dyshimtë që ishte lënë pranë një gjykate.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne