Sulmi me autobombë i organizatës terroriste YPG/PKK në Siri mori jetët e 2 civilëve

Në sulmin që organizata separatiste terroriste YPG/PKK ndërmori ndaj civilëve në rrethin Azez të Sirisë kanë humbur jetën 2 civilë.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se në objektiv të organizatës terroriste YPG/PKK kanë qenë civilët në rrethin Azez, në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare thuhet: “Organizata terroriste YPG/PKK, armike e njerëzimit, kësaj radhe në objektiv mori civilët e pafajshëm në rrethin Azez në zonën e operacionit Mburoja e Eufratit. Sipas përcaktimeve të para nga shpërthimi i autobombës përpara stacionit të autobusëve në qendër të qytetit u vrarë 2 dhe u plagosën rëndë të paktën 3 civilë të tjerë”.

Si pasojë e shpërthimit godinat përreth janë dëmtuar rëndë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne