Mësohet se autori i sulmit islamofobik ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, Brenton Tarrant, në vitin 2016 kishte vizituar Izraelin.
Sipas lajmit të publikuar nga kanali televiziv privat 13 i Izraelit, Tarrant, që kreu sulmin në Zelandën e Re, me pasaportë të Australisë kishte hyrë në 25 tetor 2016 në vend nga Aeroporti “Ben Gurion” në Tel-Aviv.
Me vizën 3-mujore, që mori në hyrje nga aeroporti, ai qëndroi 9 ditë në Izrael dhe më pas që këtu kaloi në Turqi.
Bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite nuk ishte regjistruar ndonjë gjendje e dyshimtë e terroristit australian.
Në sulmet terroriste me 10 minuta diferencë gjatë namazit të xhumasë në qytetin Christchurch kishin humbur jetën 50 besimtarë myslimanë./ trt