Bota Islamofobi

Sulmi terrorist kundër muslimanëve, Arderen thirrje për luftë globale kundër racizmit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka bërë thirrje për luftë globale kundër ideologjisë raciste të ekstremit të djathtë, pas sulmit të përgjakshëm terrorist që ka ndodhur në dy xhami në Kristçërç.

Në një intrvistë të dhënë për BBC-në ajo deklarpoi se kundërshton idenë që rritja e emigrimit është duke nxitur racizmin.

Kryeministrja Arderen ka mbrojtur vendimet e Zelandës së Re për të pranuar refugjatë duke thënë se vendi saj d otë vijojë të jetë mikëpritës.

Si pasojë e sulmeve me armë zjarri të premten, 50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Të mërkurën është kryer ceremonia e parë e varrimit të viktimave, përkatësisht e një babai dhe djalit të tij.

Policia ka njoftuar të mërkurën se ka identifikuar gjashtë viktima të sulmit në xhaminë Al-Noor dhe ka shpresuar që të lirojë 50 trupat deri të fund të ditës.

OPINIONE