Sulmi terrorist në Zelandë të Re – hetim edhe për zyrtarët

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, të hënën urdhëroi një hetim mbi atë që zyrtarët qeveritarë mund të kishin ditur rreth personin të armatosur në masakrën e së premtes para se ai ta kryente sulmin që la 50 muslimanë të vdekur në dy xhami në Christchurch.

“Qëllimi i kësaj kërkese është të shohim se çfarë dinin të gjitha agjencitë relevante ose duhet të kishin njohur për individin dhe aktivitet e tij, duke përfshirë qasjen e tij ndaj armëve dhe nëse ata mund të kishin qenë në gjendje të parandalonin sulmin”, tha ajo.
Ajo u zotua gjithashtu të bëjë ndryshime në ligjet e armëve në vend.
Hetimet po vazhdojnë për terroristin Brenton Tarrant, 28 vjeçar. Ai kishte pasur një licencë bazë të armëve të zjarrit në nëntor të vitit 2017 dhe bleu katër armët e tij në internet në mes të asaj kohe dhe marsit të vitit 2018.
Autoritetet në Australi gjithashtu bastisën shtëpinë e motrës së tij, në një qytet në plazh në veri të Sydney, dhe po vazhdojnë hetimin në shtëpinë e tij në qytetin Dunedin, rreth 220 kilometra në jug të Christchurch.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne