Sulmi terrorist në Zelandën e Re, 12 të plagosur në gjendje kritike

Numri i të vdekurve në sulmin e së premtes në dy xhamitë e Zelandës së Re ende është 49, njoftuan mjekët e spitalit në Christchurch, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata shtuan se poashtu 12 nga të plagosurit janë në gjendje kritike, duke shprehur shqetësim për rritjen e numrit të viktimave.

Karalyn van Deursen, shefe për marrëdhënie me mediat në spitalin e Christchurch, për AA tha se në sulm janë plagosur gjithsej 42 persona.

Radioja lokale në Zelandën e Re njofton se në mesin e të vrarëve ndodhen edhe vajza 5-vjeçare dhe babai i saj.

Në sulmin e djeshëm terrorist në Christchurch, në dy xhamitë në kohën e namazit të xhumasë u vranë të paktën 49 persona dhe mbi 20 të tjerë mbetën të plagosur. Përgjegjësinë për sulmin e mori një 28-vjeçar, shtetas australian duke thënë se është shtyrë nga motive anti-emigrante./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne