Sulmohen dy xhami në Birmingham

Dy xhami në Birmingham u sulmuan me katapulë të enjten pas një përplasjeje makinash jashtë parlamentit britanik ku u plagosen tre vetë.

Xhamitë Al-Hijrah dhe Qamarul nuk u shkatërruan, por megjithatë patën disa dëmtime si pasojë e sulmeve që zgjatën rreth 20 minuta.

Dritaret e ndërtesave u shkatërruan pikërisht në kohën kur besimtarët po kryenin namazin e akshamit.

Policia e armatosur u vendos në atë zonë për të parandaluar sulme të mëtejshme në xhami.

Sulmet vijnë pasi Salih Khater, një shtetas britanik me origjinë nga Sudani u arrestua të martën.

Ai po mbahet në dyshim për terrorizëm dhe vrasje në tentativë, por nuk është akuzuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne