Sulmuesi i xhamive në Christchurch dënohet me burg të përjetshëm

Supremacisti i bardhë australian 29-vjeçar, i cili vrau 51 besimtarë muslimanë vitin e kaluar në sulmet e përgjakshme në Zelandën e Re, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht në vendimin e parë të tillë të marrë ndonjëherë në vend, raportuan mediat lokale.

Dënimi ndaj Brenton Tarrant u shqiptua nga Gjykatësja e Lartë në Christchurch Cameron Mander, sipas së përditshmes zelandeze “New Zealand Herald”.

Aktgjykimi u shpall pasi deri më tani janë bërë të paktën 91 “deklarata ndikimi” nga viktimat dhe farefisi i tyre.

Tarrant ka refuzuar të bëjë deklaratë me gojë përpara se të dënohej. Ai shkarkoi ekipin e tij mbrojtës muajin e kaluar dhe përfaqësonte vetën në gjykatë.

Megjithatë, ai udhëzoi avokatin ligjor Pip Hall të fliste në emrin e tij. “Z. Tarrant nuk kundërshton kërkesën. Ai duhet të dënohet me burgim të përjetshëm pa kusht”, tha Hall.

Fillimisht, ai deklaroi se nuk është fajtor, por më vonë u tërhoq dhe u deklarua fajtor për 51 akuza për vrasje, 40 akuza për vrasje të mbetur në tentativë dhe një akuzë për kryerjen e një akti terrorist sipas Aktit Kundër Terrorizmit 2002.

Seanca për dënimin e “vrasësit më të keq” të Zelandës së Re filloi të hënën, ndërsa seanca drejtohej nga gjykatësi Mander.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, përshëndeti vendimin e gjykatës.

Ajo gjithashtu përshëndeti “forcën” e komunitetit musliman në vend, të cilët ndanë mendimet e tyre në gjykatë gjatë seancave, duke shtuar se “asgjë nuk do t’ju heq dhimbjen, por shpresoj se ju keni ndjerë përqafimin e Zelandës së Re gjatë gjithë këtij procesi”.

Tarrant kreu një sulm me pushkë automatike në Xhaminë Al Noor dhe Qendrën Islame Linwood gjatë namazit të xhumasë vitin e kaluar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne