Superskandali/ Ministria e Jashtme bleu uniforma nga dyqani i Ndraghetas në Tiranë. Si i mohoi Rama lidhjet me rrjetin mafioz (Dokumenti)

Detaje të reja janë zbuluar nga lidhja e qeverisë me Ndraghetën. Pas publikimit të përgjimeve të Ndraghetës, kryeministri Rama i mohoi njohjet dhe pazaret me Antonio Gallo-n.

Ai u shpreh se dyqani luksoz i Antonio Gallo-s, në zemër të Bllokut, “Gallo Albania” prej katër vitesh në bazë të tatimeve rezulton me humbje prej 5-15 mijë euro.

Ndërkohë sipas një dokumenti zyrtar rezulton se qeveria Rama dhe ‘Ndragheta’ njihen dhe kanë kontrata financiare deri para një muaji e pagesa buxhetore të bëra pra 10 ditësh.

Sipas një dokumenti të siguruar nga FaxWeb, në Thesarin e Shtetit rezulton se më datën 22 dhjetor 2020, Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka blerë rroba pune te dyqani ‘Gallo Albania’ me vlerë 44 mijë lekë.

Po sipas dokumentit zyrtar, Proces-Verbali i Kërkesës Nr. 14, është nënshkruar më 22.12.20; po në këtë datë është bërë Fatura e Blerjes Nr. 270 me Nr. Serie 93733439; ndërsa marrja e rrobave është bërë më 28.12.2020 dhe pagesa nga ministria, është bërë më 21 janar 2021.

Ndërkohë pesë ditë më parë, më datë 26 janar, kryeministri Rama mohoi kategorikisht lidhjen e qeverisë me mafian italaine Ndragheta.

Kryeministri Rama shpërtheu në akuza ndaj mediave dhe opozitës, që sipas tij duan të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, pasi nuk kanë lexuar qartë dosjen e prokurorisë italiane. Ai u shpreh se sipas Prokurorisë italiane thuhet qartë se Ndragheta është munduar të investojë para në Shqipëri, por nuk  ja ka dalë dhe i vetmi investim që kanë bërë është një dyqan rrobash pune, që sipas tij doli me humbje.

Rama në deklaratën për Ndraghetën më 26 janar:

Ja konkluzioni i Prokurorise Italiane: “Në praktikë, pas më shumë se një viti udhëtimi në Tiranë dhe bisedimeve me njëri-tjetrin për investime imagjinare që do të bëhen në Shqipëri ato dështuan totalisht dhe i vetmi “investim” i bërë është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës, për të cilin prapë ka pasur konflikte mes ortakëve. Në vitin 2018 investimi “strategjik” i Ndraghetas në Shqipëri “Gallo Albania” sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje.”

Sipas të dhënave bie poshtë deklarata e Ramës se qeveria nuk ka lidhje me mafian italaine Ndragheta, ndërkohë nga dokumenti që posedon Faxweb Ministria e Jashtme ka bërë blerje për ‘rroba pune’ me vlerë 44 mijë lekë te dyqani i Gallo-s.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne