Surprizon Serbia, nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi

Me anë të një vendimi të befasishëm, Serbia i është bashkuar Bashkimitt Europian, duke refuzuar kështu të njohë rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi.

Beogradi i është bashkuar edhe kritikave ndja presidentit Lukashenko si dhe shikon me kriticizëm mënyrën sesi po trajtohen aktivistët opozitarë në shtetin bjellorus, raporton AP.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic tha se Serbia qëndron përkrah BE-së në këtë cështje dhe se vendi i saj do të përafërojë politikat me Bashkimin Europian, ku dhe dëshiron të anëtarësohet.

Serbia ka qenë ndër shtetet që ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko. Ky i fundit ka vizituar për herë të fundit vendin ballkanik në dhjetor 2019.

Lukashenko ka qenë ndër ata që ka mbështetur Serbinë edhe në bombardimet e NATO-s, duke qenë kështu ndër ata liderë që përkrahte vijën e fortë politike serbe, të drejtuar në atë kohë nga Slobodan Miloshevic.

Brnabic tha se Serbia i bashkohet BE-së dhe nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi, ndërsa shtoi se uron që Lukashenko të mos e marrë këtë veprim si armiqësi ndaj tij. Sipas Brnabic, Serbia nuk “harron ndihmën që Lukashenko iu ka dhënë atyre”.

Muajin e kaluar, Bashkimi Europian tha se është në krah të protestuesve në Minsk e kudo në shtetin e Bjellorusisë, duke qenë kundër rezultatit të zgjedhjeve, të dyshuara të manipuluara nga Lukashenko, që qëndron prej 26 vitesh në pushtet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne