Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Koncesionet, skemë korrupsioni!

Nënkryetarja e Komisionit te Ekonomisë pranë PD-së, Jorida Tabaku, i është përgjigjur ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj në lidhje me koncesionin e sistemit të tatimeve.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku shkruan se ky koncesion nuk është gjë tjetër, por një skemë korruptive e ministrit dhe qeverisë.

Duke denoncuar me forcë këtë veprim të ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, Tabaku shton s në vijim do të ketë fakte të tjera për këtë koncesion.

Statusi i Tabakut:

Koncesioni i sistemit te tatimeve , aferë korruptive!

Katër vjet më parë ministri Ahmetaj në kundërshti me çdo logjikë dhe shifër i gënjente shqiptarët se koncesioni i TVSH-së kishte 0 kosto shtesë për biznesin. Pastaj i tha shqiptarëve se koncesionet në formën e PPP nuk janë lekët e shqiptarëve por te buxhetit të shtetit.

Çfarë e shtynte zotin Ahmetaj të bëhej gazi i botës? Formula magjike e kryeministrit Rama “Nuk ka supë qyl në karrigen e ministrit!” Keshtu sharlatanët janë turrur kush e kush gënjen më shumë dhe më paftyrësisht për të ruajtur karrigen dhe për të bërë dallaveren e radhës. Si fjala vjen inceneratorët.

Edhe meqënëse nuk ka karrige falas, afërmendsh që nuk do të ketë një sistem që sdo jetë barrë për kosnumatorët dhe bizneset. Përrallat e propagandës qeveritare nuk I duhet besuar. Skeptikët mjaftojnë të shohin faturën e energjisë, rrogën në xhep (nëse u ka mbetur), kostot e larta dhe mbi të gjitha taksat se ku shkojnë. Koncesioni Tatimeve është një tjetër thelë e buxhetit që korruptët e qeverisë duan ta gllabërojnë! Në ditët në vijim më shumë fakte për këtë koncesion dhe për të tjerat. Sa më shumë thërrasin gënjeshtër aq më shumë do t’u tregojmë vjedhjet!

Burimi: Ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne