Takim me orë të zgjatura ndërmjet delegacionit turk dhe amerikan për çështjen e FETO-s

Delegacioni amerikan erdhi në Turqi për të biseduar në lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO.

Autoritetet turke dhe amerikane, në kuadër të hetimit ndaj FETO-s, u takuan dje në Gjykatën e Drejtësisë në Ankara.

Në takimin e zhvilluar aty morën pjesë zv.kryeprokurori i Republikës në Ankara, nga Zyra e Hetimit të Krimeve të Terrorit, Ramazan Dinç, Prokurori i Republikës me detyrë në të njëjtën zyrë, Ali Alper Sajlan (Saylan), disa zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe delegacioni amerikan ndër të cilët kishte edhe zyrtarë të Byrosë amerikane Federale (FBI).

Delegacionet punuan për më shumë se 11 orë.

Në një pjesë të punimeve në sallën e gjykatës u soll nga ana e xhandarmërisë, Xhemal Batmaz, “një prej imamëve civilë” të organizatës, që gjendet i arrestuar dhe që është përcaktuar se gjatë tentativës për grusht shteti në 15 korrik ishte në bazën Akënxhë (Akıncı) në Ankara.

Batmazit iu drejtuan disa pyetje.

Disa prej këtyre pyetjeve ai iu përgjigj duke thënë: “Nuk dua të flas për këtë temë”. Mësohet se pas kësaj, nëpërmjet telekonferencës, u mor edhe deklarimi i dy personave të tjerë.

Me këto biseda ka arritur në 6 numri i takimeve ndërmjet delegacioneve në nivel ministror, ku shqyrtohen hetimet e delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me FETO-n./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne