Takimi Çavusoglu-Pompeo, në fokus divergjencat ndërmjet dy vendeve

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu ((Mevlüt Çavuşoğlu) pas mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, zhvilluar në Bruksel u shpreh në lidhje me takimin që pati me Presidentin e Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli.

Ai tha se me Sassolin shqyrtuan tema të tilla si Siria, emigrimi dhe lufta kundër terrorit dhe shtoi: “Terroristët e PKK-së dhe organizatave të tjera terroriste, përfshi edhe FETO-n lëvizin lirshëm në Parlamentin Evropian. Me të ndamë mendimet tona në këtë temë”.

Pyetjes se çfarë temash shqyrtuan me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ministri turk iu përgjigj duke thënë se ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdojnë disa divergjenca në disa çështje dhe për këtë është e rëndësishme diplomacia dhe mbajtja hapur e kanaleve të dialogut.

Duke iu referuar sistemeve të mbrojtjes S-400, një prej temave për të cilat eksitojnë divergjenca ndërmjet dy vendeve, Çavushollu tha se bashkëbiseduesve amerikanë u kanë shprehur në mënyrë të qartë qëndrimin e Turqisë në këtë temë.

“Për këtë çështje, të premten e ardhshme do të zhvillohet një mbledhje në Ankara dhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë këto takime. Ne edhe më përpara thamë që të bëjmë një punë të përbashkët për S-400. Sepse pretendimet e Amerikës dhe përcaktimet tona nuk përputhen. Propozimin tonë e ripërsëritëm”, u shpreh Çavushollu.

Shefi i diplomacisë turke bëri të ditur gjithashtu se me Pompeon biseduan edhe për shkeljet e organizatës terroriste PKK/YPG  në Siri dhe nënvizoi se Turqia e sheh si të rëndësishme marrëveshjen e bërë ndërmjet saj dhe Amerikës në këtë kontekst, por duhet që të bëhet ajo që nevojitet në lidhje me zbatimin e marrëveshjes.

Ai theksoi gjithashtu se në takimin me homologun amerikan i bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin informacionet e drejta nga Turqia përkundër propagandës së errët të organizatës terroriste./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne