Takimi në PD, deputeti gjerman: Vettingu në politikë i rëndësishëm

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka dhe kreu i grupit parlamentar Edmond Spaho janë takuar sot me deputetin gjerman, njëkohësisht sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë Stephan Mayer.

Mësohet se mes tyre është folur ndër të tjera dhe për vettingun në politikë. Sipas informacioneve të ardhura nga PD, Mayer është shprehur pro vettingut në politikë, që sipas tij i jep kuptim dhe vettingut në drejtësi.

“Takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë Stephan Mayer.

Mayer: ‘Vettingu në politike shumë i rëndësishëm’
Sot në selinë e PD bashkë me z. Spaho zhvilluam një takim me z. Stephan Mayer, deputet në Bundestag dhe Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë.
Lidhur me kërkesën e opozitës për Vetting të politikanëve z. Mayer u shpreh qartë:
‘Vettingu në politikë është shumë i rëndësishëm , kështu merr kuptim dhe vettingu në organet e drejtësisë…’”, shkruan Paloka.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne