Tallja e Ramës me naftëtarët e Ballshit, ju ofron ekrane dixhitale për të protestuar

I kapur nga kompanitë që shfrytëzojnë pasuritë e nëntokës, kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një “ofertë” të pabesueshme për naftëtarët e Ballshit.
Sipas Ramës, naftëtarët nuk kanë pse të vijnë nga Ballshi në Tiranë në këmbë për të protestuar, por me anë të internetit ata mund të mblidhen bashkë dhe në një lidhje direkte përmes ekraneve t’i kërkojnë llogari ministrave për rrogat që nuk paguhen dhe për nëpërkëmbjen që i bën pronari.
Deklaratën e bëri gjatë një inskenimi të përgatitur në zyrat e Partisë Socialiste, ku merrnin pjesë Lindita Nikolla, disa prindër të shqetësuar për shkollat dhe vetë Rama.

“Patem një rast konkret me një grup naftëtarësh të zonës së Fierit që morën rrugën për të ardhur në Tiranë. Sigurisht edhe rruga për të ardhur në Tiranë dhe rruga për të protestuar përpara një institucion nga një grup interesi është një rrugë demokratike, por përpara se të vihet këtu, fare mirë nëpërmjet platformës mund të kërkohej një interpelancë këtu me Ministrin e Energjisë dhe unë ju siguroj të gjithëve se kjo do të ndodhte. Se ne kështu duam që të vihemi në provë se në fund të fundit, njerëzit janë zhgënjyer kaq shumë në vite, sa me të drejtë mund të thonë këto janë filma dhe farsa, por kjo nuk është fares” u shpreh kryeministri.

Me këtë ofertë, Rama heq nga vetja çdo përgjegjësi për “investitorin serioz” që ai vetë e prezantoi në Ballsh dhe për të gjithë ato institucione që duhet të mbikqyrin detyrimet e investitorit ndaj punëtorëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne