Taulant Mukës i marrin mikrofonin dhe e përzënë nga protesta: Ik, Ik, Ik

Taulant Muka, ish zv.ministri i Arsimit që qëndroi në detyre vetëm pak jave, nuk është lejuar të flasë në protesten e studenteve.

Muka i cili është bërë i njohur për shkak se ka zbuluar disa doktoratura me plagjature, prej disa kohësh ka qënë I angazhuar në protesten studentore.

Por këtë herë, teksa mori në dorë mikrofonin para kryeministrisë dhe tentoi të flistë, disa student të rinj nxituan tia hiqnin mikrofonin. Jo vetëm kaq por ata I kërkuan të largohej nga protesta duke thirrrur në kor: “Ik, Ik, Ik”.

Ndërhyrja e disa të rinjve të tjerë ka shmangur edhe përplasjet fizike por Taulant Muka nuk është lënë të flasë edhe më vonë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne