Shqiperia

Të dënuar për vrasje, prostitucion dhe drogë, kush janë 4 të fortët që vihen në ‘skanerin’ e OFL (EMRAT)

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ është ndalur sot në Durrës, ku iu ka kërkuar deklarim pasurie brenda 48 orëve 4 subjekteve, të cilët dyshohen se kane krijuar asete përmes veprimtarive kriminale.

Media raporton se bëhet fjalë për shtetasit; Ali Lorja, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Roland Domi, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”; Artur Vaqo, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”; si dhe Ardjan Tatin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I OFL
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. L., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

R. D., banues në Durrës, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”;

A. V., banues në Durrës, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”;

A. T., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./BW

OPINIONE

INTERVISTA