Të forcojmë pozitat: Një front i ri perëndimor kundër Turqisë nuk do të lejohet

nga Ibrahim Karagül.

Ne do të vazhdojmë të marshojmë, të ndërmarrim hapa të mëdhenj pa i kushtuar vëmendje kriptimeve të Mbretërisë së Bashkuar, kriptimeve të Partisë të Unionit Demokratik (PYD), “spiunëve vendas” të financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), grupeve të brendshme që organizohen për të kryer valë sulmesh të reja që kanë synim Turqinë; në një kohë kur linjat Lindje-Perëndim janë bërë të qarta, ne do të vazhdojmë pa hezitim të themi gjërat e duhura për Turqinë.

Ndërsa bota është në një periudhë depresioni të ndasive të mëdha dhe Turqia është në një ngritje historike në ketë periudhë, nuk do të merremi me organet që përpiqen të na ndalin. Ne do ta vazhdojmë në rrugën tonë me pretendime të mëdha, fjalë të mëdha dhe qëllime të mëdha.

Qëllimi kryesor i këtij boshti është ndalja e Turqisë

Për një kohë të gjatë, jam përpjekur të them se është krijuar një bosht mes Arabisë Saudite, Izraelit dhe Egjiptit, aks i projektuar nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli, se këto fuqi të cilat kanë humbur në veri të rajonit tonë po tërhiqen më tej drejt jugut dhe perëndimit për të ndërtuar një pozicion të ri, dhe se ky është një aks djallëzor, që në dukje duket sikur është formuar kundër Iranit, por që qëllimin kryesor e ka për të ndalur Turqinë.

Sa herë që shkruaj për Emiratet e Bashkuara Arabe, rreth princit të kurorës Mohammed bin Zayed, rreth dokumenteve të terrorit, rreth financimit të terrorizmit dhe financimit të grushtit të shtetit kundër Turqisë, këto më çojnë drejt një atmosfere paniku në rajon. Këto qarqe, të cilët janë arkitektët e 15 korrikut apo ata që morën porosinë, tani po organizojnë një “opozitë konservatore” dhe po zbatojnë një skenar të ri për projektin global që synon ndaljen e Turqisë.

Partnerët e brendshëm të ‘boshtit’ janë vegla të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Izraelit

Partnerët e tyre të brendshëm zbulohen nga reagimet që tregojnë ndaj këtyre artikujve. Ky bosht bën biznes në Turqi dhe rreth saj me Organizatën Terroriste Gyleniste (FETÖ), me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të lidhur me kriptot sirianin të PYD-së, me lobin etnik kurd, me figura dhe grupe të caktuara fetare. Ai punon së bashku me njerëzit e tij brenda shtetit, brenda burokracisë, në politikë dhe në media.

Kjo do të thotë se Turqia përballet me një sulmi të ri shumëkombësh. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli janë prapa planeve të këtyre tre vendeve myslimane për të nxitur të gjithë rajonin kundër Turqisë. Projekti i takon atyre dhe ekzekutorët janë Zayedi, Princi i Kurorës Mohammed bin Salmani dhe udhëheqësi egjiptian Abdel- Fattah el-Sissi.

Këto tre figura dhe vendet e tyre po ushtrojnë presion mbi të gjitha vendet e rajonit; ata po bëjnë kërcënime financiare dhe po përpiqen të tërheqin vendet e tjera në frontin kundër Turqisë. Kohët e fundit, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed vizitoi Jordaninë. Po në të njëjtën ditë, Jordania la pezull marrëveshjen e tregtisë së lirë të nënshkruar me Turqinë, sigurisht nga kërcënimet.

Një ‘front i ri perëndimor’ po krijohet

Mos i vlerësoni incidentet e reja që po ndodhin në rajonin tonë dhe valën që po përhapet në Turqi në mënyrë të pavarur. Ky aks në të vërtetë është zgjatimi i një lufte botërore, një polarizimi masiv në shkallë globale në rajonin tonë. Është vija e pare e frontit perëndimor. Një front i ri po krijohet brenda Turqisë për Perëndimin.

Ne po i monitorojmë tensionet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë. Debati i spiunazhit midis dy vendeve ka shkuar shumë larg, deri në një përballje diplomatike, por nuk mbaron këtu. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania pothuajse i kanë shpallur luftë Rusisë si një front i vetëm. Çështja nuk kufizohet vetëm tek spiunët. Nuk është vetëm një çështje e inteligjencës.

Bota po sheh ashpërsinë e fronit Lindje-Perëndim, i cili po ngrihet në Balltik dhe Evropën Lindore. Ky front ka një anë në Detin e Zi, një pjesë në Mesdheun Lindor dhe një dimension Sirie. Rusia nuk është e vetmja në këtë front, pothuajse të gjitha fuqitë aziatike janë kundër Perëndimit, ose së shpejti do të ngrihen kundër saj.

Kohë për sulm dhe jo për mbrojtje

Për shkak se Atlantiku, SHBA-ja dhe Evropa e kanë humbur fuqinë dhe licencën e tyre për të qeverisur botën, Lindja e botës ka fituar forcë, po ngrihet dhe po i mbyll boshllëqet. Tani në lojën e madhe janë ekuilibrat dhe fuqia. Ndërsa Perëndimi vepron me arrogancë dhe lakmi, Lindja po përpiqet të ngrejë veten.

Kjo është hera e parë që bota po ndahet në dy akse, Lindje dhe Perëndim. Rusia është një shtet nën një kërcënim të hapur. Ajo i njeh planet e Perëndimit për të ndarë Rusinë. I njeh planet e saj për të grabitur burimet e saj. Kjo është arsyeja pse ajo po përgjigjet më tepër me sulm se sa me mbrojtje. Ajo po e tregon fuqinë e saj bërthamore në Siri, Baltik, Azi dhe Paqësor.

Skenari i fundit të botës: Mëshirë nuk do të ketë ndaj askujt

Nuk ka dyshim se ky është një skenar i fundit të botës. Sulmet që synojnë Turqinë, orvajtjet nga brenda dhe nga jashtë për ta mënjanuar dhe izoluar atë nga Mesdheu Lindor dhe Egjeu, ndërkohë që lufton në Siri, duhet të shihen dhe të vlerësohen nga ky këndvështrim. Orvajtjet e boshtit Emirate të Bashkuara Arabe, Arabi Saudite dhe Izrael që kanë për qëllim goditjen e saj nga brenda, duhet gjithashtu të shihen nga ky këndvështrim.

Po krijohet një botë në të cilën nuk do të ketë më mëshirë ndaj askujt. Secili vend po përpiqet të forcojë pozitën e tij, linjat e tij të mbrojtjes. Turqia është mjaft e vendosur në këtë drejtim; po bën përgatitje të jashtëzakonshme.

Të gjithë duhet të bëhen të vetëdijshëm

Me këtë rast, duhet një reagim jashtëzakonisht i ashpër ndaj orvatjeve të operacioneve të brendshme sepse pas 15 korrikut, nuk duhet që përsëri t’i nënshtrohemi një ndërhyrjeje tjetër shumëkombëshe.

Prandaj, të gjithë duhet të bëhen të vetëdijshëm. Gjithkush duhet ta bëjë të qartë pozicionin e tij në këtë stuhi të madhe globale. Periudha e marrjes parasysh të aktorëve të vegjël ka mbaruar. Turqia është në një nga betejat më të mëdha të historisë së saj. Gjithsesi, ne tashmë e kemi quajtur këtë front, “rezistenca e papërkulur”./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne