Të hënën Turqia fillon rikthimin e pjesëtarëve të DAESH-it në vendet e tyre

Turqia fillon së shpejti rikthimin e anëtarëve të DAESH-it, që janë shtetas të vendeve të huaja dhe që mbahen të arrestuar në Turqi.

Deklarata ka ardhur nga ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) në fjalën që mbajti në një ceremoni përurimi në Ankara.

“Tani po ju themi se ne këta [pjesëtarët e DAESH-it] do t’ua kthejmë. Do të fillojmë nga e hëna”,- u shpreh ministri i Brendshëm.

Sojllu njoftoi gjithashtu se janë neutralizuar edhe 2 terroristë të tjerë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, persona këta në kërkim të kategorisë së kuqe.

[Një nga drejtuesit e PKK-së] Karajëllanit (gjarpri i zi) i ka ardhur keq (nga kjo vrasje). Por po i premtoj këtu popullit tonë se Karajëllanin do ta bëjmë ‘gjarpër të vdekur’ [do ta vrasim],- u shpreh Sojllu dhe shtoi se Turqia luftën e saj kundër terrorizmit e bën me dinjitet dhe në emër të njerëzimit pa bërë asnjë dallim mes organizatave terroriste./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne