Bota

Të krishterët iranianë: Uashingtoni të mos derdhë lotë krokodili për të drejtat tona !

Kishat Asiriane të Iranit kanë kritikuar pretendimet “ndërhyrëse” të zyrtarëve të SHBA për gjendjen e pakicave fetare në Republikën Islamike, duke i bërë thirrje Uashingtonit që në vend që të derdhë “lotë krokodili” për të tjerët, të shqetësohet për të dhënat e veta të dobëta të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, kishat hodhën poshtë akuzat e SHBA për shkeljet e të drejtave të pakicave fetare në Iran, duke thënë se të gjitha fetë hyjnore në vend kanë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin iranian, të cilët gëzojnë të drejta të barabarta me ligjvënësit e tjerë. Në kuadër të pushtetit islamik, thuhet në deklaratë, kishat ndihen të lira të mbajnë ceremoni fetare dhe aktivitete kulturore-sportive duke ruajtur gjuhën asiriane. Ajo shtoi se një buxhet i posaçëm është ndarë për komunitetet fetare në Iran. Këto janë “vetëm shembuj të angazhimit të sistemit të shenjtë të Republikës Islamike të Iranit për çështjen e feve hyjnore dhe ndjekësve të tyre dhe për mbrojtjen e vlerave të tyre morale dhe shoqërore”, thuhet në deklaratë. “Deklaratat ndërhyrëse” nga burrështetasit amerikanë “përmes platformave zyrtare dhe kibernetike, sidomos në Twitter, për shkeljet e të drejtave të pakicave fetare në Republikën Islamike të Iranit nuk janë më shumë se lotë krokodili”, thuhet në deklaratë. Kishat Asiriane të Iranit më tej i bënë thirrje zyrtarëve të SHBA të përqendrohen në çështjet e tyre të brendshme dhe të angazhohen në “marrëdhënie efektive dhe konstruktive me të gjitha qeveritë” në vend që të ndërhyjnë në çështjet e tyre të brendshme. Ata gjithashtu dënuan mbështetjen e Uashingtonit për regjimet e Izraelit dhe Arabisë Saudite, duke i bërë thirrje SHBA-ve të ndalonin mbështetjen e luftërave të përgjakshme në Siri dhe Jemen./ PT

OPINIONE

INTERVISTA