Të përndjekurit politik dalin në shesh, i vendosin ultimatum Ramës, Bashës dhe Metës: Keni kohë deri në tetor për të na dhënë parcelën, përndryshe historia e këtij vendi do të shohë…

Unioni i të Përndjekurve Politik në Shqipëri, ka organizuar ditën e sotme një tubim në ambientet përpara kryeministrisë. Kjo protestë nga ana e tyre vjen me një kërkesë kryesore të cilën kërkojnë të realizohet nga politika shqiptare brenda muajit tetor.

Në thelb të kërkesës qëndron krijimi i një memorial në kryeqytet me emrat e të gjithë personave të zhdukur dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e èleminimit fizik nga regjimi komunist. Përfaqësuesi i Unionit të të Përndjekurve kërcënoi politikën shqiptare se nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet brenda muajit tetor, ata do të organizojnë grevën më të madhe në historinë e shqipërisë.

“Brenda muajit teor, qeveria shqiptar, parlamenti shqiptar, kryeministri shqiptar, presidenti shqiptar, me vendim unanim të ndërtohet parcela kombëtare. Përndryshe në do t’i përgjigjemi me një grevë urie të paparë në historinë e këtij populli.

Boll u kemi duru, tani ka ardh koha të themi sos. Ne nuk mund t’i lëmë 4500 shqiptarët e zhdukur pa emër sepse politika e ka mendjen te pushteti. Kanë 30 vjet në pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë për të burgosurit politik, as falje nuk kanë kërkuar”.- tha përfaqësuesi i Unionit./Faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne