Te perndjekurit politik te Shqiperise Kapitaliste

Nga Fabjan Ceka

Si rrjedhoj e ndryshimeve te sistemeve, disa klasa ngjiten dhe disa zbresin. Disa humbin gjithçka dhe disa te tjere fitojne gjithçka. Klasa e bejlereve, gysem feudale, i humbi te gjitha pasurite kur ne Shqiperi u vendos sistemi socialist. Ne socializem, me zhvillimin qe solli ky sistem, megjithese qellimi i tij ishte te krijonte nje shoqeri ku te mos kishte dallime klasore nepermjet luftes se klasave, linden disa klasa te privilegjuara. Mund te themi se ne socializem u ndertua nje shtres e mesme, qe per ironi te fatit, arriti ta permbys vete sistemin ne te cilin ajo ishte krijuar. Keto shtresa te privilegjuara jetonin nje jete pa probleme dhe enderronin te kishin edhe me shume, sidomos nga ana materiale. Permbysja e socializmit dhe instalimit te ekonomise se tregut ne Shqiperi, krijoj efekte anesore qe vazhdojne edhe sot e kesaj dite.
Efektet e tranzicionit te dhunshem shqiptar krijuan nje histeri kolektive e cila u vet-binde se ajo kishte vuajtur shume ne socializem dhe duhej demshperblyer. Te perndjekurit politik te “komunizmit” eshte nje klase qe kerkon te demshperblehet sepse ajo pretendon se ne socializem eshte internuar apo burgosur me te padrejte. Ne kete klase te persekutuarish gjejme grupe terroristesh te cilat i kishin shpallur lufte shtetit socialist shqiptar, nje shtet i njohur nderkombetarisht si shtet legjitim. Neper medjat shqiptare gjejme reportazhe te ketyre ish-grupeve terrorriste, te cilat paraqiten si heronj te demokracise, pasi ata i benin lufte te armatosur shtetit legjitim socialist. Neper intervistat e ketyre ish-terrorristeve, ata ankohen sepse u internuan me te padrejte, dhe meritojne demshperblim. Te keto grupe te vete-shpallura si te perndjekur politik ne socializem, bejne pjese edhe kriminel ordiner, hajdut, njerez qe do ishin ne burg ne çdo vend te botes. Patjeter, ne socializem, ka patur persona te burgosur dhe te internuar me te padrejte, te cilat rane viktima te skizofrenise dhe te psiqikes se semure shqiptare. Shoqeria shqiptare, ne instinktet e saj, ka skizofrenin, trillimin, genjeshtren, poshterimin, shpifjen, spiunimin, shkaterrimin, plaçkitjen, etj. Keto jane shtyllat mbi te cilat bazohet psiqika e shoqerise shqiptare. Ne historine dhe folklorin shqiptare nuk gjenden kurre persona, ose personazhe qe kane ndertuar dhe sjellur progres, apo qyteterim ne shoqeri, perkundrazi, historia shqiptare vlereson njerez qe kane sjellur shkaterrim. Fjalet e mira dhe kenget i ka per bandit, hajdut, kaçaket e maleve, si ne personazhet e kengeve te folklorit shqiptar, te cilet ishin shpallur si kriminel dhe persona ne kerkim nga qeveria Osmane, pasi keto persona, siç e thashe me siper, ishin kriminel, hajdut, vrases, etj. Keto jane personazhet qe shoqeria shqiptare ka vleresuar dhe ka adhuruar gjate historise se saj, dhe nuk ka se si te jete sot ndryshe.

Klasat e permbysura ne kapitalizem

Klasa punetore, ne teresine e saj, ishte nje klase qe u permbys menjehere nga vala e shkaterrimit kapitalist shqiptar. Ne pergjithesi, shumica e popullsise shqiptare mund te quhet si nje klase e permbysur. Problemi me shqiptaret eshte se psiqika e tyre eshte ndertuar mbrapç, dhe nuk njeh llogjiken. Arsyetimet qe shkojne drejt llogjikes, atyre i duken te pallogjikshme, dhe anasjelltas. Ata nuk vleresojne te miren por te keqen. Pas pothuajse 30 vjet kapitalizem, ne Shqiperi, permenden akoma te perndjekurit politik te “komunizmit”, nderkohe qe ne keto gati 30 vjet ka miliona shqiptar qe jane perndjekur dhe perndiqen politikisht nga Shqiperia kapitaliste. Internimi dhe burgimi ne kete sistem eshte disi ndryshe. Menyra e preferuar e internimit dhe burgosjes qe perdoret sot ne Shqiperi eshte injorimi, poshterimi dhe papunesia. Pjesa me e madhe e shoqerise shqiptare sot eshte e internuar dhe e burgosur. Internimi eshte aq masiv sa qe nuk perfytyrohet si internim, por si liri apo demokraci. Liria vjen vetem nga puna dhe dinjiteti. Ne qofte se shumica e shoqerise shqiptare eshte pa pune dhe nuk ka dinjitet, si mund te quhet qe kjo shoqeri eshte e lire?

Nje tjeter klase qe u permbys dhe u poshterua totalisht ne kapitalizem ishte ajo e aktoreve, regjizoreve, dhe e gjithe pjesa e personelit dhe stafit qe punonin ne kinematografine shqiptare ne socializem.
Per kete klase te permbysur nuk eshte folur kurre ne mediat shqiptare, madje ajo nuk perfytyrohet as si klase e permbysur. Nje pjese shume e madhe e aktoreve dhe regjizoreve, te cilet kishin qene nje shtrese e privilegjuar ne socializem, u detyrua te emigroje ne Perendim, duke bere pune, qe per nje artist, mund te konsideroen si pune te rendomta. Familje te shkaterruara, njerez te harruar ne vendin e tyre, mendonin se do gjenin ngrohtesi dhe mirkuptim ne Perendim. Kur ekuilibri qe eshte arritur ne vendin ku ke lindur, dhe te gjitha eksperiencat jane jetuar dhe zhvilluar ne vendlindje, proçese qe kane filluar qe ne ngjizjen e qenies, marredheniet me vendlindjen kalojne ne rrafshin e nen-ndergjiegjies dhe pavetedijes. Prishja e ekuilibrit shpirteror ben njeriun te mendoj se ai do mund te rikrijoj shtepine e tij diku tjeter dhe gjithçka do rregulloet dhe do kthehet si me pare. Ekuilibri i prishur nuk mund te rikrijohet dot me kurre i njejti. Siç nje komet goditet nga nje trup qiellor duke i ndryshuar asaj pergjithmone orbiten e saj, ajo komet nuk mund te rikthehet me ne orbiten (shtepine) e saj origjinale, por ajo detyrohet te krijoj nje orbit tjeter, te cilen nuk e parashikon dot trajektoren e saj, rrugetimin e rri qe ajo ka marre. Ekuilibri i saj eshte prishur pergjithmone.
Iluzioni dhe genjeshtra e Perendimit ka bere qe keto klasa te permbysura, por ne pergjithesi te gjithe shqiptaret, te besojne se Perendimi eshte nje “shtepi” ku ngrohtesia dhe dinjiteti eshte per te gjithe. Perendimi per shqiptaret imagjinohet ne menyre foshnjarake dhe idealiste. Ata mendojne se ne Perendim do kene menyren e jeteses qe kane ne Shqiperi. Mendojne se kohen, ekuilibrin, dhe shtepine shqiptare do ta marrin me vete.

E ardhmja e te perndjekurve politik te Shqiperise Kapitaliste

Per here te pare ne historine e tyre, shqiptaret, ne socializem, punuan ne menyre qe te krijonin nje te ardhme te denje per shoqerine. Duke punuar, ata, ndertuan nga hiçi nje shtet qe nuk kishte egzistuar ndonjehere. Shqiptaret ndertuan shtepi ku mund te jetonin, dhe nepermjet punes ata siguruan pensione per moshen e pleqerise. Pensionet jane diçka qe nuk kane egzistuar ndonjehere per shtresat e varfera apo puntore ne bote. Te pasurit kane patur pronat e tyre dhe nuk kane patur ndonjehere nevoje te kene pensione, kurse te varferit, duke mos patur pensione, jetonin rrugeve apo neper barake, apo poshte urave.
Brezi qe punoj ne socializem arriti te kete nje shtepi dhe pension. Mbas ndryshimit te sistemit ne Shqiperi, kjo tradite u shkaterrua, dhe e ardhmja nuk do te jete aspak pozitive per shqiptaret. Brezat qe gezojne pensione dhe te cilet mbajne me shtepi dhe buke femijet e tyre te cilet jane pa pune, nje dite nuk do te jene me. Brezat qe jane rritur nga 1991 e me pas, nuk kane punuar ndonjehere, kur kane punuar ka qene vetem per periudha te caktuara, kurre nuk kane punuar me vazhdimesi qe te arrine te mbushin vitet e punes qe jane te mjaftueshme per te siguruar nje pension minimal. Kur kane punuar, shume kane qene ne te zeze. Keto breza te rinjsh shqiptar, nuk jane ne rruge vetem se jetojne akoma te Pallatet e Enverit, dhe mbahen me buke nga prinderit e tyre. Kur ky brez te arrij ne moshen e pensionit nuk do te ket asgje per te mbajtur veten, pasi sitemin ne te cilin jetojme ja bene te pamundur nje gje te tille. Gjeja e pare qe ata do bejne, eshte qe do te shesin shtepite e tyre. Sepse nuk do kene se me çfare te hajne buke. Leket e shtepise per shume pak kohe do te mbarojne. Atehere keto njerez do te perfundojne te gjithe ne rruge, pasi nuk do te kene me as shtepi. Keto rezultate do te duken duke filluar nga mesi i ketij shekulli. Atehere shqiptaret do te jene kthyer perfundimisht ne origjinen e tyre nomade. Nje origjine qe u luftua vetem ne periudhen socialiste 1945 -1991.
Keto jane probleme per te cilat flitet ne te gjithe vendet e Perendimit, pasi edhe ne keto vende hasen probleme te ngjashme. Edhe Perendimi, pas Luftes se Dyte Boterore, arriti ti siguroj klases puntore pensione me te cilet ato mund te kalonin pleqerine e tyre pasi ato te kishin dale ne pension. Me shkaterrimin e Shtetit Social, dhe rikthimin ne politika neo-liberale, pra me rikthimin e politikave ekonomike te shekullit te XIX, edhe ne Perendim brezat e sotem rezikojne te ngelen pa pensione. Per keto probleme klasa politike nuk flet fare, ajo e di qe fati i shqiptareve do jete i tmerrshem, prandaj nuk guxon te flase per keto probleme. Ajo e ka zgjidhur kete problem duke i folur shqiptareve vetem per Bashkim Evropian. Ky eshte nje lloj mesianizmi me te cilin politika shqiptare e mban nen kontroll popullin. Bashkimi Evropian luan rolin e opiumit per shoqerine shqiptare./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne