Të Rinjtë e Vlerave: Njihuni me Isa Myzyraj

Nga Edison Balla

Isa Myzyraj, është 23 vjeç dhe ka lindur lindur në Has. Ai vjen nga një familje e thjeshtë dhe punëtore, ashtu si shumica e familjeve shqiptare. Skollën e Mesme ai e ka kryer në vendlindjen e tij, ku pavarësisht mundësive realishttë kufizuara, do të dallohej padyshim për iniciativat dhe dëshirën e vazhdueshme për të ndryshuar sadopak realitetin në komunitetin e tij.

Menjëherë pas mbarimit të Gjimnazit, Isa, do të vazhdojë skollën e lartë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, në degën Shkenca Politike. Paralelisht me studimet universitare ai do të vazhdonte dhe do të përfundonte me sukses një kurs të gjatë, në Akademinë Profesionale “Elita Politike”, në profilin, Njohës i Politikës.

Të gjithë ata që e njohin Isën, e përshkruajnë si një njeri shumë aktiv, madje ndonjëherë në shaka e sipër të thonë se, kudo ku ka protesta, aty është edhe Isa. Kjo për vetë faktin se ai është aktivist i Shoqërisë Civile prej mëse 4 vitesh. Në këto vite ai në fakt ka fituar shumë kauza ku në shumë raste ka qenë iniciator, e në raste të tjera u është bashkuar shumë kauzave që kanë prekur interesin e përgjithshëm, dhe që padyshim kanë pasur mjaft impakt edhe në media.

Brenda Universitetit, Isa nuk do të ishte thjeshtë një student më shumë, por do të ishte nga ata që do të linin gjurmë brenda dhe jashte ambjebteve universitare. Në këtë kontekst, bashkë edhe me një grup studentësh ai do të ishte ideatori dhe bashkëthemelues i SHNAS (Shoqata për Ndihmë dhe Aktivizim Studentor), një grupim studentësh, për studentët.

Krahas gjithë angazhimeve, Isa, ka edhe hobet dhe pasionet e tij padyshim. Ai dashuron fort fotografinë, dhe njëkohësisht është fort i lidhur edhe me leximin e librave në fushën e gjeopolitikës. Gjithashtu, brenda shoqërisë dhe jo vetëm, ai njihet nga të gjithë si një person shumë karizmatik dhe i qeshur.

Me mjaft modesti e them, se nuk do të mjaftonin kurrsesi këto rrjeshta për të përshkruar gjitha arritjet, dhe angazhimet e Isës. Përtej shoqërisë civile për ata që nuk e dinë, Isa tashmë prej kohësh ushtron edhe profesionin e Gazetarit në disa portale informative në vend. Aktualisht, ai është Gazetar në Portalin Dritare të drejtuar nga gazetarja Rudina Xhunga, dhe njëkohësisht Gazetar në Ora News, në emisionin “Arena nga Dritan Hila”. Më parë ai ka qenë edhe moderator i emisionit “IMPAKT”.

Të ndërmarrësh gjithë këto hapa, të jesh kaq aktiv në komunitet, dhe të punosh kaq fort, padyshim që duhet të ketë një shtysë apo një “formulë”. Ndaj edhe nëse e pyet Isën, sesi ja ka dalë që të vijë deri këtu, pa kurrfarë mbështetje dhe servilizmi, ai me sinqeritet të tregon të vërtetën, po aq sa edhe jep një mesazh për gjithë të rinjtë..

Të jesh i ri në Shqipëri është sfidë në vete. Është sfidë sepse, je një i ri fatkeqësisht jo i lindur në një vend të zhvilluar, aty ku rinia ka qindra dyer të hapura dhe vetëm duhet të zgjedhë nga cila derë do të hyjë që të ndërtojë karrierën e tij, jetën e tij. Por, i lindur në një vend të bukur, që nuk të ofron shumë mundësi, në një vend që gjendesh përballë shumë dyerve të mbyllura, e që derën e jetës tënde duhet ta hapësh vetë, por kurrë nuk e di se çfarë ka pas asaj dere, një greminë të madhe që rrezikon të të fundosë, apo një kodër që duhet ta ngjitësh me punë, mund e sakrifica.

E megjithatë jam i lumtur që jetoj në këtë vend,dhe derën e jetës do ta zgjedhë vetë për të luftuar e sakrifikuar me të panjohurën, sepse ne jemi brezi i cili duhet të luftojë me të gjitha mjetet që ta bëjë Shqipërinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne