Teatri, Basha: Do bëhemi barrikadë për ta mbrojtur me çdo mjet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në Neës 24,  deklaroi se ai së bashku me qytetarët dhe deputetët do të jetë në mbështetje të plotë për godinën e Teatri Kombëtar. Ai tha se duhet mbrojtuar godina me çdo mjet e instrument.

Gjithashtu, ai nga studioja bëri një thirrje të fortë jo vetëm për qytetarët, por edhe për gazetarët, që sipas tij, është koha për të zbritur në shesh, sepse “Teatri” nuk është çështje  partiake, por Kombëtare.

Debati:

Basha: Sot dhe nesër nuk do të kemi kriminelë në politikë. Kemi platformën.

Lubonja: Kjo s’funksion”, si do të rrezosh një rrëgjim që të dhunon.

Basha: Do ta rrëzojmë kur të dalësh edhe ti, mos të luajmë pula vezën apo anasjelltas. Ai bie për një javë po të jetë populli. Unë kam detyrë t’ju bind, sigurisht bashkë me mua. Unë do të jem aty së bashku me artisët, për të ndaluar një akt barabar për teatrin. Do jemi tek Teatri për ta mbrojtur me çdo mjet Do të jem unë i pari atje, bashkë me grupin parlamentarnë krah të artistëve, për tu përballur me të gjitha mjetet dhe për ta ndaluar një akt barbar të tillë. Po ta them unë pse. Sepse ja ku është shembulli, ata që kanë dalë atje. Po të jeni të sigurtë se bashkë me mua dhe grupin parlamentar do të jenë me mijëra anëtarë të Partisë Demokratike, por nuk do të jetë ceshtje partiake. Ne do të jemi në mbështetje ntë një ceshtjje kombëtare siç është Teatri Kombëtar. Të njëjtën gjë po them tani sepse teatri është simptomë, pasojë e sistemit. Pë r të ju bindur ju, nuk ka më retorikë. Ne kemi kaluar në veprime, ne kemi kaluar në vettingun politik, ne kemi kaluar në antimafia Teatri nuk është një çështje partiake, por një çështje kombëtare. Për t’ju bënin ne kemi lënë retorikën dhe kemi kaluar në veprim.Si shembet ky sistem. Duke shembur lidhjen e tyre me politikë, duke iu shembur pasurinë. Partitë funksionojnë si banda dhe si mos të funksionojë po fus kriteret një anëtar një votë.

Bushati: Ti ke zhdukur ata që kanë patur kundërshtime,  Jozofina Topalli për shembull.

Basha: Karrige të përjetshme në politikë nuk ka për të pasur. Çfarë do të bëjmë për mediat, do të ndërpresim kanali e pistë të parave. Ne do të funksionojmë duke fuqizuar platformën publike te media, privatja të funksionojë si e tillë.  Ju të jeni të bindur se kështu largojmë Ramën, por edhe ndërpresim financimet e dyshimta në media e kudo tjetër.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne