Teknologjia “Antibreshër”, nga Turqia në mbrojtje të prodhimeve bujqësore anembanë botës

Aparati “Antibreshër” (Dolusavar), një teknologji e prodhuar në Van të Turqisë për të penguar kristalizimin e ujit dhe transformimin e shiut në breshër duke dërguar valë zanore në qiell, ka ngjallur interes të lartë jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë shtetit.

Projektuar në Qendrën e Zhvillimit të Biznesit në Van (ISGEM) nga sipërmarrësi iranian Yadollah Nasraollahi, si një mënyrë për të mbrojtur prodhimet bujqësore nga breshëri, por që nuk është mbështetur mjaftueshëm nga vendi i tij, ky aparat është vendosur menjëherë në qendër të vëmendjes së sektorit bujqësor.

Në përgjigje të kërkesave nga tregu turk dhe ai ndërkombëtar, Nasrollahi ka filluar prodhimin në seri të kësaj aparature që transformon breshrin në shi duke penguar kristalizimin e ujit përmes valëve të zërit, të cilat transmetohen në qiell si rezultat i shpërthimit të gazit acetilen.

Ky aparat, që mbulon një hapësirë prej gati 1.000 dynymësh dhe mund të kontrollohet me anë të një aplikacioni nga telefonat celularë, është eksportuar fillimisht në Azerbajxhan dhe më pas është bërë shumë i kërkuar gjithashtu në vendet evropiane.

Sipërmarrësi me origjinë iraniane ka përshpejtuar tashmë prodhimin në Van për të dorëzuar në kohë porositë e bëra nga një firmë greke, e cila ushtron aktivitet në sektorin bujqësor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne