Tërbohet Brigitte Bardot: ndihem e dëshpëruar, muslimanët janë pothuajse kudo

Ish-aktorja e famshme franceze, Brigitte Bardot, 83 vjeç, u shpreh e pezmatuar mbi situatën në Francë duke thënë se muslimanët janë pothuajse kudo dhe se Franca nuk duhet t’i ngjajë Algjerisë.

Duke folur për të përjavshmen franceze Valeurs Actuelles, ajo theksoi se Franca nuk është më si më parë.

“Unë jetoj me patriotizëm, dashuri dhe respekt për vendin tim, dhe tani kur e shoh se ç’po ndodh ndihem e dëshpëruar”, tha aktorja.

Sipas saj, është e pranueshme të shohësh burka në vende publike në Francë.

Bardot theksoi se ajo nuk luftoi kundër Algjerisë franceze për të pranuar Francën algjeriane.

“Unë nuk e cenoj kulturën, identitetin dhe zakonet e njerëzve të tjerë, prandaj nuk dua të më preken të miat”, tha Bardot.

Më tej, ish-ylli i kinemase franceze dhe asaj botërore, kërkoi që Franca të largohet nga BE. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne