Tërheqja e dokumenteve biometrike, ambasada shqiptare në Greqi njoftim me rëndësi për qytetarët

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka nxjerrë të dhënat që duhet të dinë qytetarët për tërheqjen e dokumenteve biometrike.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020”, bëhet me dije përmes një postimi në rrjetet sociale.

Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.

Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00.

Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: consulate.athens@mfa.gov.al

1. EMËR MBIEMËR

2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT

3. KODIN POSTAR

4. NUMRIN E CELULARIT

5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne