Bota

Tërmet i fuqishëm godet Ishujt Fixhi

Një tërmet prej 6,6 ballësh ka ndodhur në ujërat e Ishujve Fixhi në Oqeanin Paqësor.

Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike njoftoi se tërmeti ka ndodhur me epiqendër 260 kilometra në verilindje të ishullit Ndoi, me thellësi 551,2 kilometra.

Ndërkaq, Qendra për Paralajmërim nga Cunami e Paqësorit nuk ka paralajmëruar cunami pas tërmetit.

Ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Burimi: AA

OPINIONE