Bota

Tërmet me magnitudë 6.5 në SHBA, detajet e para

Pas situatës tejet alarmante që po kalon me shtimin e madh të të prekurve nga koronavirusi dhe rritja e numrit të vdekjeve, SHBA goditet edhe nga një termet i fortë.

Një tërmet me magnitudë 6,5 i shkallës Rihter goditi dje në mbrëmje një zone të Idahos, në perëndim të SHBA-së, njoftuan shërbimet gjeologjike amerikane (USGS).

Nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme nga tërmeti, epiqendra e të cilit është lokalizuar larg qytetit të madh.

Tërmeti, që ka zgjatur 20-30 sekonda sipas shumë dëshmive, është ndjerë në të gjithë Idahon dhe në shtetet fqinje.

Sipas USGS, epiqendra ka qenë në 10 kilometra thellësi, 30 kilometra nga qyteti i vogël i Stanley dhe 125 kilometra nga kryeqyteti Boise./tpz

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA