Tërmeti i fuqishëm, për disa minuta ranë linjat telefonike në Tiranë

Pasi dy tërmeteve shkundën Shqipërinë e mesme pak pas orës 11:00 të paradites, disa linja telefonike kanë rënë.

Në disa pjesë të kryeqytetit nuk mund të kryeshin telefonata me celular. Ende nuk ka një reagim zyrtar mbi këtë problem.

Para pak minutash ndodhën dy tërmete. I pari ka qenë më i fuqishëm, me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit, ndërsa i dyti më i lehtë, me 3.9 ballë, por po aq i frikshëm, me qepiqendër në detin Adriatik.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Tiranë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë dhe në qytete të tjera ku qytetarët kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë të frikësuar jashtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne